Politika 2026-04-24 20:42:00 Nga VNA

PD publikon mesazhin: Ferit Hoxha akuzohet se i quan shqiptarët në Maqedoninë e Veriut “idiotë”. Ministria e Jashtme e mohon

Ndaje në Whatsapp

PD publikon mesazhin: Ferit Hoxha akuzohet se i quan shqiptarët në

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas publikimit të një mesazhi në WhatsApp që pretendohet se i përket ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, duke e cilësuar atë “skandaloz dhe fyes” ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Bardhit, në një komunikim të brendshëm është përdorur një gjuhë fyese ndaj shqiptarëve, ku në mesazh citohet fraza: “Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”. Mesazhi, sipas tij, lidhet me një diskutim ku përmendet edhe një artikull i gazetës “Nova Makedonija” për një deklaratë të kryeministrit, Edi Rama.

Bardhi e dënoi ashpër këtë gjuhë, duke theksuar se një qëndrim i tillë është i papranueshëm për një zyrtar të lartë dhe bie ndesh me normat kushtetuese. Ai e krahasoi retorikën me qëndrime të së kaluarës kundër shqiptarëve, duke përmendur figura historike si Nikola Pašić dhe Vasa Čubrilović.

Në përfundim të reagimit të tij, Bardhi kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Hoxha, duke e cilësuar çdo vonesë si të pajustifikueshme. Ai i bëri thirrje gjithashtu kryeministrit Rama që ta shkarkojë pa hezitim dhe të distancohet publikisht nga deklarata e pretenduar, të cilën e konsideroi si fyerje për shqiptarët dhe njollë për Republikën e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat. Zëdhënësi i saj, Alteo Hysi, deklaroi se mesazhet e publikuara janë të pavërteta dhe të fabrikuara.

“Publikimet e shpërndara në mediat sociale, të cilat pretendojnë të paraqesin komunikime të brendshme, janë të pavërteta dhe nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Komunikimi i servirur publikut është i paqenë”, u shpreh ai, duke shtuar se është shqetësuese që pretendime të tilla fabrikohen dhe më pas amplifikohen nga aktorë politikë.

Hysi theksoi gjithashtu se nuk është hera e parë që në hapësirën publike hidhen akuza të tilla ndaj përfaqësuesve të shërbimit të jashtëm, duke nënvizuar se këto pretendime cenojnë integritetin e institucioneve.

PD publikon mesazhin: Ferit Hoxha akuzohet se i quan shqiptarët në 

PD publikon mesazhin: Ferit Hoxha akuzohet se i quan shqiptarët në

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news