Politika 2025-08-19 11:42:00 Nga VNA

Nga shteti tek biznesi privat, KAYO me tre kompani të tjera në industrinë e armëve

Ndaje në Whatsapp
Nga shteti tek biznesi privat, KAYO me tre kompani të tjera në

Kompania shtetërore e armëve Kayo me administrator Ardi Veliun ka themeluar 3 kompani në fushën e prodhimit të armatimit dhe mjeteve të ushtrisë.

Kompania e parë është Timak Defence, e cila u thelemua nga Kayo dhe Timak.

Timak Defence zotërohet në zotërohet 80 për qind nga Timak dhe 20 për qind nga shoqëria shtetërore Kayo.

Kompania Timak u themelua nga Arjeta Puca në 2016 si pronare e vetme, e cila me 17 qershor 2025 i shiti 49% të aksioneve të kompanisë së saj, Ron Yeffet, izraelit me pasaportë shqiptare, i njohur me lidhje të forta me kryeministrin Edi Rama.

Kompania Kayo dhe kompania “MSSC” (ish MSSC) Militari SYSTEM SUPPLY COMPANI) me ortak të vetëm Emiljano Dushën, themeluan kompaninë M.K.D (Myslym Keta Defence).

Objekti i veprimtarisë së shoqërisë është prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël dhe të mesëm.

Sipas të dhënave të Open Data, kompania “MSSC” (ish MSSC) Militari SYSTEM SUPPLY COMPANI) zotëron 80 për qind të aksioneve të M.K.D (Myslym Keta Defence), ndërsa 20 për qind të aksioneve i zotëron kompania shtetërore KAYO.

Ndërsa kompania e tretë është Guna Tactical me administrator Leonard Qyra. Kjo shoqëri zotërohet në 51 për qind të aksioneve nga shoqëria KAYO, ndërsa 49 për qind nga kompania “MSSC” (ish MSSC) Militari SYSTEM SUPPLY COMPANI) në pronësi të Emiljano Dushës.

Video

Pamje dramatike të shpërthimeve në Isfahan të Iranit. Një shpërthim i madh goditi objektin e raketave 15 Khordad të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit në Isfahanin jugor më 31 mars 2026.

Burrat në Kuvend ja kanë lënë vendin grave për të vijuar me sherret banale të së enjtes. Dhe kur bëhet fjalë për Albana Vokshin dhe Bora Muzhaqin fjalët janë të tepërta…

Rikthimi i legjendës së zheleve…

Momenti kur Flamur Noka godet me shishe Taulant Ballën

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news