Politika 2025-12-09 12:35:00 Nga VNA

Komisioni i Ligjeve rrëzon vetveten, pranon lista me mbështetje të shumëfishta

Ndaje në Whatsapp
Komisioni i Ligjeve rrëzon vetveten, pranon lista me mbështetje

Komisioni i Ligjeve pritet të mblidhet dhe të refuzojë tërheqjen nga firmat mbështetëse të një liste deputetësh, e cila i është bërë zyrtarisht prezente Kuvendit.

Më parë PD njoftoi edhe publikisht tërheqjen.

Në shkresë thuhej se:

“Nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve, pavarësisht se kur kandidatët vetë i kanë depozituar në Kuvend dhe një pjesë prej tyre i kanë përdorur në kundërshtim me ligjin si propozim për votim (gjë që nuk është e vërtetë), në kuptim të nenit 9 të ligjit për Avokatin e Popullit.”

Komisioni i Ligjeve ka marrë ndërkohë një vendim që i është njoftuar edhe zyrtarisht grupeve parlamentare.

Sipas rregullave të paracaktuara nga vetë Komisioni i Ligjeve, “në kuptim të nenit 9 të ligjit për Avokatin e Popullit, 1 deputet mbështet vetëm 1 kandidat sipas ligjit”.

Sot Komisioni i Ligjeve njoftoi se i ka kaluar seancës 6 kandidatë që kanë siguruar kushtet ligjore:

1- Adriana Kalaja

2- Aranita Brahaj

3- Besim Ndregjoni

4- Endri Shabani

5- Skënder Haluci

6- Tartar Bazaj.

Kjo do të thotë që Komisioni i Ligjeve do t’i përcjellë për votim seancës plenare 6 emra me nënshkrues pothuajse të njëjtë.

Dhe jo 2 herë. Por plot 6 herë. Vetë Gaz Bardhi ka mbështetur për 4 kandidatë. Në reflektim të vendimit të Komisionit të Ligjeve “1 deputet mbështet vetëm 1 kandidat sipas ligjit”, Gazit i lind detyrimi të tërhiqet nga të paktën 3 prej mbështetjeve që sot nuk kuptohet pse i paska dhënë.

Nëse e krahasojmë këtë qëndrim të maxhorancës sot, me refuzim nga tërheqja e firmave, me atë të të njëjtës në vitin 2022, me pranimin e tërheqjes së firmave, mund të supozojmë që më në fund maxhoranca e paska gjetur Avokatin e preferuar të Popullit.

Mbetet të shihet nëse Berisha do e ankimojë në Gjykatën Kushtetuese edhe këtë si votim të parregullt.

Mundet që maxhoranca këtë e bën të gjithën thjesht edhe vetëm që në fund të dëshmojë për të disatën herë respektin ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news