Politika 2025-12-09 14:04:00 Nga VNA

Endri Shabani drejt postit të Avokatit të Popullit me votat e PS

Ndaje në Whatsapp
Endri Shabani drejt postit të Avokatit të Popullit me votat e PS

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 9 vota pro dhe 3 kundër raportin për t’ia dërguar seancës plenare gjashtë kandidatët që plotësojnë kriteret për t’u votuar për Avokat të Popullit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes në Parlament të Avokatit të Popullit. “Ne tërhiqemi totalisht nga procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, nuk marrim pjesë në farsë”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

Deklarata vjen pasi të martën lista me emrat kandidatë për postin u miratua në Komisionin e Ligjeve me 9 vota pro dhe 3 kundër, duke kaluar kështu në seancën plenare për votim. Para nisjes së punës në komision, grupi parlamentar i PS u mblodh dhe vendosi të mos propozojë asnjë emër të ri, por të zgjedhë një nga emrat e propozuar nga opozita.

Për këtë post kandidatë janë: Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Skënder Haluci, Tartar Bazaj dhe Endri Shabani.

Qartazi, PS duket e interesuar për emrin e Shabanit, duke e shndërruar procesin për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit në një pazar politik, pa asnjë rezultat me interes për publikun.

Për më shumë se një orë, Komisioni i Ligjeve u përfshi nga debate pas vendimit të Partisë Demokratike për të tërhequr firmat për të gjithë kandidatët. Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, u shpreh se vullneti i demokratëve për të tërhequr firmat ka shkuar në protokollin e Kuvendit dhe do të jetë seanca e të enjtes ajo që do të vendosë nëse do të pranohen dhe rihapet procesi, apo do të vijojë zgjedhja e një prej gjashtë emrave.

Emrat që shkojnë në seancë:

 • Adriana Kalaja

 • Aranita Brahaj

 • Besim Ndregjoni

 • Skënder Haluci

 • Tartar Bazaj

 • Endri Shabani

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news