Politika 2025-12-29 13:34:00 Nga VNA

Berisha për protestën në Vlorë: rruga e vetme është protesta e qëndrueshme, bulevardi në Tiranë është sheshi i fitores

Ndaje në Whatsapp
Berisha për protestën në Vlorë: rruga e vetme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar protestën e qytetarëve të Vlorës para bashkisë, të zhvilluar kundër mungesës së ujit prej pesë ditësh.

Berisha përshëndeti protestuesit, duke e cilësuar reagimin e tyre si dinjitoz dhe qytetar, ndërsa akuzoi zyrtarët lokalë për abuzim me fondet e furnizimit me ujë. Sipas tij, qytetarët e Vlorës janë përballur me padrejtësi të mëdha dhe kanë treguar guxim duke reaguar publikisht.

Ai theksoi se protesta e vazhdueshme është e vetmja rrugë përballë asaj që e quajti “regjim narkoshteti”, duke shtuar se ndryshimi mund të vijë vetëm nëse mijëra shqiptarë dalin çdo ditë në shesh.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të mos dorëzohen përballë lodhjes dhe zhgënjimit, duke theksuar se bulevardi është simboli i betejës dhe i fitores, ndërsa idealet, sipas tij, nuk maten me numra, por me guxim.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news