Politika 2026-02-02 20:43:00 Nga VNA

AKSHI në Apel/Karçanaj dhe Delibashi nesër para Apelit për masën e sigurisë

Ndaje në Whatsapp
AKSHI në Apel/Karçanaj dhe Delibashi nesër para Apelit për

ËShefja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, dhe zëvendësja e saj, Hava Delibashi, pritet të dalin nesër përpara Gjykatës së Apelit të Posaçëm për shqyrtimin e masës së sigurisë.

Të dyja aktualisht ndodhen nën masën e arrestit në shtëpi, pas vendimit të shkallës së parë, ndërsa ato së bashku me të tjerë të akuzuar për këtë dosje kanë kërkuar rishikim të kësaj mase në Apel.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, hetimet kanë zbuluar ekzistencën e një grupi kriminal brenda AKSHI-t, i drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. SPAK pretendon se ky grup ushtronte presion dhe kërcënime ndaj sipërmarrësve të tjerë, duke i detyruar ata të tërhiqeshin nga procedurat e tenderave publikë.

Seanca e nesërme pritet të jetë vendimtare për qëndrimin e mëtejshëm të Karçanajt dhe Delibashit ndaj masës së sigurisë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës së dyshuar korruptive brenda institucionit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news