Sport 2026-08-10 13:40:28 Nga VNA

Pasaportat për talentet kuqezi, përplasje FSHF-Presidencë: Bajram Begaj me dy standarde

Ndaje në Whatsapp

Pasaportat për talentet kuqezi, përplasje FSHF-Presidencë: Bajram

Pajisja me pasaportë shqiptare e talenteve të reja që synojnë të veshin fanellën kuqezi duket se po has në vështirësi, duke sjellë edhe një përplasje publike në distancë mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Presidencës.

Shkëndija e debatit është ndezur nga një reagim i përgjegjësit të skautizmit në FSHF, Tefik Osmanit, i cili i është drejtuar publikisht Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke kërkuar shpjegime për vonesat në procedurat e pajisjes me shtetësi shqiptare të disa talenteve që mund të përfaqësojnë Shqipërinë.

Osmani pretendon se FSHF-ja ka dorëzuar dokumentacionin për rreth 10 djem dhe vajza me potencial, të cilët synohen për ekipet kombëtare të moshave, por procedurat kanë mbetur në pritje për shkak të ndryshimeve ligjore dhe nevojës për miratimin e një VKM-je.

Në reagimin e tij, Osmani thekson se FSHF-ja mbështet pajisjen me pasaportë shqiptare edhe të lojtarëve me origjinë nga Kosova, por ngre pikëpyetje mbi ritmin e procedurave, duke marrë si shembull rastin e futbollistit të Përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani.

“Si është e mundur që procedurat për një lojtar të Përfaqësueses së Kosovës, si Albion Rrahmani, mund të ecin dhe të përfundojnë, ndërkohë që dokumentacioni i lojtarëve dhe lojtareve që FSHF-ja po përpiqet t’i afrojë me Kombëtaret e Shqipërisë qëndron gjithmonë në pritje?”, shkruan Osmani.

Përgjegjësi i skautizmit në FSHF sqaron se kritika nuk lidhet me Rrahmanin apo me lojtarët e Kosovës, por me atë që ai e konsideron si mungesë të të njëjtit ritëm dhe vëmendje për talentet që mund të përfaqësojnë Shqipërinë.

Sipas tij, vonesat administrative mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta në të ardhmen e futbollistëve të rinj, pasi ata kanë cikle të caktuara të moshave dhe një periudhë të kufizuar për t'u aktivizuar me ekipet kombëtare.

“Rrezikojmë të humbasim talente që Shqipëria i ka gjetur, i ka ndjekur dhe i dëshiron”, argumenton Osmani, duke shtuar se do të ishte paradoksale që një talent të humbiste “jo në fushën e futbollit, por në pritje të një procedure administrative”.

Në fund të reagimit të tij, Osmani i kërkon Presidencës që të njëjtin seriozitet dhe urgjencë të treguar në raste të tjera ta aplikojë edhe për talentet që FSHF-ja synon t'i afrojë me Kombëtaret shqiptare.

Reagimi publik i zyrtarit të FSHF-së e çon kështu në një tjetër nivel diskutimin mbi procedurat për pajisjen me shtetësi shqiptare të sportistëve, ndërsa mbetet për t'u parë nëse Presidenca do t'i përgjigjet publikisht shqetësimeve të ngritura nga Federata.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news