Bota 2026-09-14 16:18:21 Nga VNA

Partia e Benjamin Netanyahut kërkon përjashtimin e dy partive arabe nga zgjedhjet

Ndaje në Whatsapp

Partia e Benjamin Netanyahut kërkon përjashtimin e dy partive arabe

Partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pritet të kërkojë zyrtarisht përjashtimin nga zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit të dy forcave politike me shumicë arabe, “Joint List” dhe “Ra’am”.

Likud ka njoftuar se do t’u drejtohet autoriteteve kompetente për skualifikimin e tyre, me pretendimin se mbështesin terrorizmin. Partia e Netanyahut i akuzon gjithashtu këto forca se denigrojnë ushtarët izraelitë dhe refuzojnë t’i cilësojnë Hamasin dhe Hezbollahun si organizata terroriste.

Megjithatë, në deklaratën e bërë publike, Likud nuk ka paraqitur prova që mbështesin këto akuza.

Nisma vjen në një moment kur përplasja politike në Izrael po ashpërsohet në prag të zgjedhjeve. Likud ka intensifikuar sulmet edhe ndaj ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë, Gadi Eisenkot, partia e të cilit, Yashar, sipas sondazheve të fundit, renditet përpara forcës politike të Netanyahut.

Likud i sheh dy partitë arabe si aleate të mundshme të Eisenkot në përpjekjet për krijimin e një qeverie të ardhshme, çka i shton edhe një dimension elektoral kërkesës për përjashtimin e tyre.

Ra’am ka qenë më parë pjesë e pushtetit në Izrael. Në vitin 2021, ajo u bë partia e parë arabe që iu bashkua një koalicioni qeverisës në vend.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news