Sport 2026-08-31 22:06:54 Nga VNA

Manchester City zyrtarizon yllin brazilian, 40 milionë euro për Allan Elias

Ndaje në Whatsapp
Manchester City zyrtarizon yllin brazilian, 40 milionë euro për Allan

Manchester City ka kompletuar transferimin e anësorit brazilian Allan Elias nga Palmeiras, me 22-vjeçarin që ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me kampionët anglezë.

Elias bëhet afrimi i gjashtë i Manchester Cityt gjatë merkatos së verës, ndërsa klubi anglez raportohet se ka investuar rreth 40 milionë euro për kartonin e futbollistit brazilian.

Drejtori i klubit, Hugo Viana, e ka cilësuar Eliasin si një lojtar me potencial të madh dhe beson se ai mund të bëhet një përforcim i rëndësishëm për skuadrën.

“Allan është një lojtar vërtet emocionues dhe besojmë se do të jetë një përforcim i madh për skuadrën. Ai ka treguar gjatë karrierës së tij të shkurtër se është i gatshëm të punojë fort për t’u bërë versioni më i mirë i vetes”, deklaroi Viana.

I lindur në Florianopolis, Elias është produkt i akademisë së Sao Paulos, përpara se të vazhdonte zhvillimin te Palmeiras. Me këtë të fundit, ai arriti të bëjë 96 paraqitje me ekipin e parë, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane.

Vetë futbollisti e ka përshkruar transferimin në Premier League si një moment të veçantë në karrierën e tij.

“Ky është një moment surreal për mua. Manchester City, me gjithçka që ka fituar gjatë 15 viteve të fundit, është një nga klubet më tërheqëse në botë për futbollistët. Të jem këtu sot dhe të them se jam bërë pjesë e tyre është momenti më krenar i jetës sime”, u shpreh Elias.

Braziliani ka pranuar se lidhja e tij me Palmeirasin mbetet e fortë, por vendimi për t’u transferuar në Angli ishte i lehtë.

“E dua Palmeirasin dhe gjithmonë do ta dua, por vendimi për të ardhur te City ishte i lehtë”, shtoi ai.

Elias shpreson të ndjekë gjurmët e brazilianëve që kanë lënë gjurmë te Manchester City, si Gabriel Jesus, Ederson dhe Fernandinho, të cilët kanë fituar trofe të rëndësishëm me klubin anglez.

Me afrimin e 22-vjeçarit, City vazhdon strategjinë e investimit te talentet e rinj, duke e parë Eliasin si një alternativë të rëndësishme për repartin ofensiv në vitet e ardhshme.

Përveç Eliasit, gjatë kësaj vere në “Etihad” kanë mbërritur edhe Elliot Anderson, Geronimo Rulli, Ayyoub Bouaddi, Jeremy Monga dhe Pierce Charles.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news