Kronika 2026-04-11 09:26:00 Nga VNA

Vrasja e Artur Çangut, familjarët mohojnë konfliktet. Eduart Afmataj vijon të jetë në arrati

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Artur Çangut, familjarët mohojnë konfliktet. Eduart

Familjarët e Artur Çangut, i cili u qëllua për vdekje me çifte pasditen e së premtes në fshatin Vrion në Nikël, kanë mohuar para policisë të kenë konflikte me autorin e dyshuar Eduart Afmataj apo familjarë të tij.

Mbrëmjen e kaluar familjarë të viktimës dhe të autorit të dyshuar janë shoqëruar dhe kanë dhënë shpjegimet e tyre para hetuesve.

Djemtë e viktimës kanë deklaruar se babai i tyre kishte dalë nga shtëpia për të shkuar tek një ullishte në pronësi të tyre, por nuk dinë se çfarë ndodhi më tej.

Nisur nga fakti se ngjarja nuk ka pasur dëshmitarë okularë, policia ende nuk ka një pistë të qartë se përse ka ndodhur ngjarja.

Pas vrasjes, Eduart Afmataj ka telefonuar vetë policinë duke deklaruar se Artur Çangu është qëlluar për vdekje, por më pas është larguar nga vendngjarja. Deri më tani ai nuk është arrestuar nga policia.

Video

Të paktën 30 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, mbetën të plagosur nga një aksident me autobus në Stamboll. Mjeti doli nga rruga për shkak të lagështisë, u përplas me një makinë dhe më pas goditi një shtyllë sinjalistike. Ekipet e emergjencës iu erdhën menjëherë në ndihmë të dëmtuarve duke i transportuar në spital. Ndërkohë, autoritetet turke kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa deri tani nuk raportohet për viktima.

Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se kanë rrëzuar një dron kamikaz ukrainas të tipit FP-2, i cili, sipas tyre, kishte në shënjestër Wildberries, platformën më të madhe të tregtisë elektronike në Rusi. Sipas njoftimit, droni u neutralizua përpara se të godiste objektivin.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një objekt industrial në Essex të Mbretërisë së Bashkuar, pasi një sasi plehu kimik shpërtheu brenda një prej godinave. Flakët u shoqëruan me shtëllunga të dendura tymi që mbuluan qiellin mbi zonë. Rreth 100 zjarrfikës u angazhuan në operacionin për shuarjen e zjarrit, duke arritur ta vënë situatën nën kontroll dhe të parandalojnë përhapjen e flakëve drejt banesave përreth.

Një vizitor i pazakontë ka surprizuar punonjësit e Zyrës së Menaxhimit të Burimeve Ujore në fshatin Crestline, në Kaliforni, SHBA. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një ari që hap vetë derën e zyrës, hyn brenda me qetësi, vështron ambientin sikur të ishte në “inspektim”, e më pas largohet pa shkaktuar asnjë problem.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news