Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, shefat e komisariateve dhe të sektorëve në varësi të DVP-së.
Qëllimi i takimit ishte forcimi i masave për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.
Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi më shumë angazhim, përkushtim dhe profesionalizëm për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve, duke përfshirë: shitjen e lëndëve narkotike, kultivimin e kanabisit në terrene të hapura dhe ambiente të mbyllura, armëmbajtjen pa leje, krimet ekonomike, lojërat e fatit dhe call center-ët e paligjshëm, trafikun e paligjshëm, si dhe krimet mjedisore, përfshirë lirimin e hapësirave publike, ndërtimet pa leje dhe ndotjen e mjedisit.






















