Shpërthim tritoli në oborrin e banesës së Burjan Kapës, kryetar i njësisë administrative Qesarat.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së 67-vjeçarit, në fshatin Toç. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.
Sipas policisë autorët, gjatë largimit, në aksin rrugor “Krahës–Memaliaj”, në afërsi të fshatit Qesarat, dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin lëviznin dhe më pas janë larguar në këmbë.
Kapaj ka deklaruar për hetuesit se nuk ka konflikte me asnjë person, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.
Raportohet sulm me raketa dhe dronë ndaj objektit të Saudi Aramco në Arabinë Saudite
Një objekt i kompanisë Saudi Aramco në qytetin Jizan, në jugperëndim të Arabisë Saudite, raportohet se është goditur nga një sulm me raketa balistike dhe dronë. Sipas një përditësimi emergjent të EOS Marine, sulmi ndodhi më 25 korrik dhe kishte në shënjestër infrastrukturën energjetike pranë Detit të Kuq.
Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihet nga zona e goditur. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për shkallën e dëmeve, autorët e sulmit apo për viktima të mundshme. Autoritetet po hetojnë incidentin, ndërsa priten deklarata zyrtare. EOS Marine e cilëson informacionin me besueshmëri të moderuar dhe paralajmëron se situata mbetet në zhvillim.

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë, ndërsa protesta hyn në ditën e saj të 56 të revoltës kundër Edi Ramës

I shumëkërkuari nga SPAK, Denis Tafili, dyshohet se dhunoi me qytën e pistoletës një 36-vjeçar në Shkallnur dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Policia e Durrësit reagoi zyrtarisht rreth 6 orë më vonë, vetëm pasi ngjarja u publikua në media. AMP sekuestroi armën e shërbimit të efektivit Leonard Xhamollari, ndërsa i dëmtuari deklaroi se e kishte parë disa herë policin në shoqërinë e Denis Tafilit. Pavarësisht postblloqeve të ngritura pas konfliktit, Denis Tafili dhe personi tjetër i dyshuar vijojnë të jenë në arrati

Spanja po përballet me një valë zjarresh të mëdha, disa prej të cilave kanë dalë jashtë kontrollit pranë Madridit, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e emergjencës dhe të urdhërojnë evakuimin e mbi 60 mijë personave.
Flakët kanë përfshirë edhe zonën ku ndodhet Kompleksi i Komunikimeve në Hapësirën e Thellë i NASA-s në Robledo de Chavela, një nga tre observatorët kryesorë që përdoren për komunikimin me misionet hapësinore, përfshirë Voyager 1, James Webb dhe programin Artemis. Personeli është evakuuar në kohë, ndërsa ende nuk dihet nëse pajisjet kanë pësuar dëmtime.