Prokuroria ka kërkuar dënimin maksimal me burgim të përjetshëm për të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, në kuadër të procesit gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademaj-Murselit.
Kjo çështje konsiderohet si një nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit në vend.
Gjatë seancës së sotme në Gjykatë, ka folur edhe vëllai i viktimës, Leonardi, i cili ka kërkuar drejtësi dhe dënim shembullor për autorët.
Ai theksoi se në Kosovë janë vrarë mbi 55 gra në pak vite, duke nënvizuar nevojën që drejtësia të japë një mesazh të fortë.
“Ne e dimë se nuk mund t’i kthejmë motrat tona të vrara, por sot duhet të përçojmë mesazh për ata që guxojnë të çojnë dorë mbi nënat e motrat tona”, u shpreh ai.
Shqipëria ka pasur ministra Shëndetësie që e njihnin nga afër realitetin trishtues të sistemit dhe, megjithatë, dështuan ta ndryshonin atë. Çfarë mund të pritet atëherë nga një ministre si znj. Sala, e cila rikthehet pas 29 vitesh në atdhe për të ligjëruar mbi reforma me inteligjencë artificiale?
E shfaqur si një "Lizë në botën e çudirave", ministrja duket se injoron faktin se shëndetësia shqiptare lëngon ende nga mungesat më elementare, radhët pa fund, mungesa e barnave bazë, infrastruktura mjerane dhe korrupsioni që mbetet normë.
Kulmi i ironisë është se ajo preferon të ligjërojë për shëndetësinë shqiptare në konferenca ndërkombëtare dhe të japë intervista në anglisht për mediat e huaja. Dhe kjo nuk është rastësi, sepse sa herë që i duhet të flasë në shqip për sistemin që drejton, problemet dhe mosnjohja e realitetit i dallohen që në mënyrën se si artikulohet.

Situata vijon të mbetet kritike edhe në Itali, ku dhjetëra vatra zjarri janë ende aktive në rajonet e Siçilisë dhe Kalabrisë. Një zjarrfikës humbi jetën gjatë përpjekjeve për shuarjen e flakëve në Siçili, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për disa raste të dyshuara të zjarrvënies së qëllimshme.

Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës, vrau ish-vjehrrin, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori peng 24-vjeçaren. Pas rreth 7 orësh negociata me forcat RENEA, ai liroi ish-partneren, por refuzoi të dorëzohej. 35-vjeçari i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu, ndërsa ish-vjehrra ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve. Familjarët thonë se autori nuk pranonte ndarjen dhe e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren, ndërsa rrethanat e plota të tragjedisë po hetohen.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.