Kronika 2026-04-17 10:17:00 Nga VNA

Korrupsion dhe pastrim parash, SPAK kërkon dënimin e Evis Berberit me 10 vite

Ndaje në Whatsapp
Korrupsion dhe pastrim parash, SPAK kërkon dënimin e Evis Berberit

SPAK shpall pretencën për Evis Berberin dhe kërkon dënimin me 10 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, i ulet një e treta e dënimit. Po ashtu, SPAK kërkoi si dënim plotësues heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Prokuroria kërkoi edhe konfiskimin e parave të gjetura gjatë kontrolleve në shtëpinë e ish-vartësit të Belinda Ballukut. Bëhet fjalë për 15 mijë euro, 35 mijë paund dhe 1 milion lekë. U kërkua gjithashtu edhe konfiskimi i pasurive të Berberit.

Video

Shqipëria ka pasur ministra Shëndetësie që e njihnin nga afër realitetin trishtues të sistemit dhe, megjithatë, dështuan ta ndryshonin atë. Çfarë mund të pritet atëherë nga një ministre si znj. Sala, e cila rikthehet pas 29 vitesh në atdhe për të ligjëruar mbi reforma me inteligjencë artificiale? E shfaqur si një "Lizë në botën e çudirave", ministrja duket se injoron faktin se shëndetësia shqiptare lëngon ende nga mungesat më elementare, radhët pa fund, mungesa e barnave bazë, infrastruktura mjerane dhe korrupsioni që mbetet normë. Kulmi i ironisë është se ajo preferon të ligjërojë për shëndetësinë shqiptare në konferenca ndërkombëtare dhe të japë intervista në anglisht për mediat e huaja. Dhe kjo nuk është rastësi, sepse sa herë që i duhet të flasë në shqip për sistemin që drejton, problemet dhe mosnjohja e realitetit i dallohen që në mënyrën se si artikulohet.

Situata vijon të mbetet kritike edhe në Itali, ku dhjetëra vatra zjarri janë ende aktive në rajonet e Siçilisë dhe Kalabrisë. Një zjarrfikës humbi jetën gjatë përpjekjeve për shuarjen e flakëve në Siçili, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për disa raste të dyshuara të zjarrvënies së qëllimshme.

Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës, vrau ish-vjehrrin, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori peng 24-vjeçaren. Pas rreth 7 orësh negociata me forcat RENEA, ai liroi ish-partneren, por refuzoi të dorëzohej. 35-vjeçari i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu, ndërsa ish-vjehrra ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve. Familjarët thonë se autori nuk pranonte ndarjen dhe e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren, ndërsa rrethanat e plota të tragjedisë po hetohen.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news