Kronika 2026-01-20 11:09:00 Nga VNA

Prokuroria e Përgjithshme: Vendimi i dënimit të Irena Gjokës për falsifikim vize autentik. Dosja i përcillet KLGJ, SPAK: Hetimi sekret

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria e Përgjithshme: Vendimi i dënimit të Irena Gjokës

Prokuroria e Përgjithshme deklaron se vendimi i autoriteteve greke për Irena Gjokën është autentik. Rezulton që gjyqtarja e posacme është dënuar nga drejtësia greke në 2005 për falsifikim vize dhe këtë fakt e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Por sipas prokurorisë i takon Këshillit të Lartë Gjyqësor të vendosë nëse Irena Gjoka duhet ose jo ta vijojë detyrën.

Ndërkohë SPAK që ka çelur hetimet për rastin tha se çështja është në hetim paraprak dhe s’mund të japë detaje.

“Në përgjigje të kërkesës suaj, çështja është në fazën e hetimeve paraprake. Bazuar në nenet 103 dhe 279 të Kodit të Procedurës Penale, veprimet hetimore që kryhen në fazën e hetimit paraprak përbëjnë sekret hetimor. Duke iu referuar këtyre neneve, nuk mund të bëjmë me dije veprimet hetimore apo rezultatet e tyre”, thuhet në reagimin e SPAK.

Video

Qindra banorë të Durrësit marshuan ditën e sotme në kujtim të dy të miturve, të cilët humbën jetën tragjikisht të dielën pasi u përplasën nga automjeti i drejtuar nga Nikoll Radaçi, i cili ishte në gjendje të dehur. Pjesë e marshimit ishin familjarët e viktimave dhe shumë qytetarë të tjerë. Me pankarta në duar duke kërkuar drejtësi, ata u ndalën fillimisht para Policisë së Durrësit dhe më pas para godinës së Bashkisë.

Vetëm dy ditë pas ngjarjes tragjike, dy aksidente të tjera janë regjistruar në aksin rrugor Spitallë-Porto Romano, duke rritur alarmin për sigurinë në këtë zonë. Banorët kanë denoncuar mungesën e theksuar të sinjalistikës dhe të patrullave policore, duke i cilësuar këto mangësi si shkaktarët kryesorë të rrezikut të përditshëm. Situata rëndohet edhe më tej në rrugën “Azem Hajdari”, ku punimet e lëna përgjysmë kanë bllokuar qarkullimin dhe mungesa e ndriçimit krijon kurthe të vërteta për drejtuesit e mjeteve.

Reperi i njohur Noizy dhe babai i tij, Bashkim Rajku, janë paraqitur paraditen e sotme në ambientet e GJKKO. Noizy dhe babai i tij bëjnë pjesë në rreth 60 dëshmitarë të thirrur në procesin ndaj bandës së Laert Haxhiut, që po përballen me drejtësinë si të dyshuar për krime të rënda si vrasje, grabitje, shkatërrim prone me eksploziv në kuadër të grupit kriminal.

Bashkim Rajku, babai i Rigels Rajkut i njohur si Noizy, u paraqit në GJKKO për të dëshmuar në procesin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut. Banda i vuri tritol dhe shkatërroi lokalin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news