Kronika 2026-01-20 10:42:00 Nga VNA

Prokuroria përfundon hetimet për gjyqtaren Irena Gjoka, dyshohet për fshehje dënimi në Greqi

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria përfundon hetimet për gjyqtaren Irena Gjoka, dyshohet

Prokuroria e Përgjithshme përfundon verifikimin për gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka dhe e dorëzon në KLGJ konkluzionet e hetimit. Gjoka dyshohet se ka fshehur një dënim në shtetin grek.

Njoftimi

Mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjitshme është regjistruar me nr.40 procesi per verifikimin e thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit date 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Video

Qindra banorë të Durrësit marshuan ditën e sotme në kujtim të dy të miturve, të cilët humbën jetën tragjikisht të dielën pasi u përplasën nga automjeti i drejtuar nga Nikoll Radaçi, i cili ishte në gjendje të dehur. Pjesë e marshimit ishin familjarët e viktimave dhe shumë qytetarë të tjerë. Me pankarta në duar duke kërkuar drejtësi, ata u ndalën fillimisht para Policisë së Durrësit dhe më pas para godinës së Bashkisë.

Vetëm dy ditë pas ngjarjes tragjike, dy aksidente të tjera janë regjistruar në aksin rrugor Spitallë-Porto Romano, duke rritur alarmin për sigurinë në këtë zonë. Banorët kanë denoncuar mungesën e theksuar të sinjalistikës dhe të patrullave policore, duke i cilësuar këto mangësi si shkaktarët kryesorë të rrezikut të përditshëm. Situata rëndohet edhe më tej në rrugën “Azem Hajdari”, ku punimet e lëna përgjysmë kanë bllokuar qarkullimin dhe mungesa e ndriçimit krijon kurthe të vërteta për drejtuesit e mjeteve.

Reperi i njohur Noizy dhe babai i tij, Bashkim Rajku, janë paraqitur paraditen e sotme në ambientet e GJKKO. Noizy dhe babai i tij bëjnë pjesë në rreth 60 dëshmitarë të thirrur në procesin ndaj bandës së Laert Haxhiut, që po përballen me drejtësinë si të dyshuar për krime të rënda si vrasje, grabitje, shkatërrim prone me eksploziv në kuadër të grupit kriminal.

Bashkim Rajku, babai i Rigels Rajkut i njohur si Noizy, u paraqit në GJKKO për të dëshmuar në procesin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut. Banda i vuri tritol dhe shkatërroi lokalin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news