Kronika 2026-04-11 11:14:00 Nga VNA

Paradoksi i reformës: Elio Mazreku i shkarkuar nga vettingu për pasurinë, tani në krye të hetimit financiar në dogana

Ndaje në Whatsapp
Paradoksi i reformës: Elio Mazreku i shkarkuar nga vettingu për

Reforma në drejtësi u krijua për të pastruar sistemin nga zyrtarët që nuk justifikonin pasurinë. Por duket se në Shqipëri ajo ka prodhuar edhe një efekt anësor interesant: disa nga të larguarit nga drejtësia po gjejnë një karrierë të dytë pikërisht në institucionet që kontrollojnë biznesin dhe financat.

Rasti më i fundit është ai i ish-prokurorit të Tiranës Elio Mazreku, i cili është emëruar drejtor i Hetimit Doganor, vetëm pak kohë pasi u largua nga sistemi i drejtësisë përmes procesit të vettingut.

Mazreku u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 23 nëntor 2023, pasi gjatë rivlerësimit u konstatua se nuk arriti të justifikonte plotësisht burimin e ligjshëm të disa të ardhurave familjare. 

Sipas analizës financiare të KPK, ai rezultonte me një bilanc negativ prej rreth 22.8 milionë lekësh, kryesisht për shkak të mungesës së provave për ligjshmërinë e disa llogarive bankare që ishin përdorur për blerjen e një apartamenti 129 m² në vitin 2010. 

Po ashtu, Komisioni konstatoi se Mazreku nuk kishte justifikuar rreth 5 milionë lekë të deklaruara si ndihmë nga babai, si dhe disa dhurata të marra nga vëllai. 

Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi, karriera e tij në administratë duket se nuk është ndalur. Përkundrazi, ai është vendosur në krye të një strukture që merret pikërisht me hetimin e shkeljeve financiare dhe doganore të bizneseve.

Ironia nuk është e vështirë të vërehet: një zyrtar i larguar nga sistemi i drejtësisë për probleme me justifikimin e pasurisë, tani do të merret me kontrollin e ligjshmërisë financiare të të tjerëve.

Dhe Mazreku nuk është një rast i izoluar. Një precedent i ngjashëm është ai i ish-prokurorit Anton Martini, i cili pasi u largua nga sistemi i drejtësisë përmes vettingut, u emërua më pas drejtor i Hetimit Tatimor.

Në teori, vettingu u mendua si një mekanizëm për të garantuar integritetin e sistemit të drejtësisë. Në praktikë, për disa prej të larguarve ai duket se ka funksionuar më shumë si një portë transferimi drejt posteve të tjera të rëndësishme në administratë.

Video

Të paktën 30 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, mbetën të plagosur nga një aksident me autobus në Stamboll. Mjeti doli nga rruga për shkak të lagështisë, u përplas me një makinë dhe më pas goditi një shtyllë sinjalistike. Ekipet e emergjencës iu erdhën menjëherë në ndihmë të dëmtuarve duke i transportuar në spital. Ndërkohë, autoritetet turke kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa deri tani nuk raportohet për viktima.

Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se kanë rrëzuar një dron kamikaz ukrainas të tipit FP-2, i cili, sipas tyre, kishte në shënjestër Wildberries, platformën më të madhe të tregtisë elektronike në Rusi. Sipas njoftimit, droni u neutralizua përpara se të godiste objektivin.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një objekt industrial në Essex të Mbretërisë së Bashkuar, pasi një sasi plehu kimik shpërtheu brenda një prej godinave. Flakët u shoqëruan me shtëllunga të dendura tymi që mbuluan qiellin mbi zonë. Rreth 100 zjarrfikës u angazhuan në operacionin për shuarjen e zjarrit, duke arritur ta vënë situatën nën kontroll dhe të parandalojnë përhapjen e flakëve drejt banesave përreth.

Një vizitor i pazakontë ka surprizuar punonjësit e Zyrës së Menaxhimit të Burimeve Ujore në fshatin Crestline, në Kaliforni, SHBA. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një ari që hap vetë derën e zyrës, hyn brenda me qetësi, vështron ambientin sikur të ishte në “inspektim”, e më pas largohet pa shkaktuar asnjë problem.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news