Kronika 2026-04-11 12:28:00 Nga VNA

GJKKO “kyç” në paraburgim Leksin e Druve, kundërshtar i ish-deputetit Ndoka

Ndaje në Whatsapp
GJKKO “kyç” në paraburgim Leksin e Druve,

Gjykata e Posaçme i komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg” Aleks Ndrekës, i njohur si “Leksi i Druve”, pas ekstradimit nga Italia. Aleks Ndreka ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK në kuadër të dosjes “Metamorfoza” për akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen e 3 personave në 2017.

“Aleks Ndreka alias Aleks Doda akuzohet se pasi ka siguruar informacion mbi vendndodhjen e 3 shtetasve shqiptarë, ka organizuar dhe ka koordinuar bashkëpunëtorët e tij, duke organizuar prita, me qëllim vrasjen e tyre”, thuhet në dosje.

I njohur me nofkën “Leksi i Druve”, ai rezulton në përplasje të forta me ish-deputetin socialist Arben Ndoka, edhe ky në kërkim ndërkombëtar.

Nga hetimet rezulton se Ndoka bashkë me nipin e tij, Samuel Ndokën, dhëndrrin e tij, Arjan Tukun dhe Vinsent Tuku kanë tentuar vrasjen e Ndrekës.

“Të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi, të pandehurit Samuel Ndoka, Vinçens Tuku, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, kanë planifikuar vrasjen e shtetasit Aleks Ndreka (alias Aleksandër Deda), më 1.12.2020, e mbetur në tentativë. Aleks Ndreka mori plagë të lehta, pasi u qëllua me armë zjarri nga një automjet”, thekson SPAK.

Video

Të paktën 30 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, mbetën të plagosur nga një aksident me autobus në Stamboll. Mjeti doli nga rruga për shkak të lagështisë, u përplas me një makinë dhe më pas goditi një shtyllë sinjalistike. Ekipet e emergjencës iu erdhën menjëherë në ndihmë të dëmtuarve duke i transportuar në spital. Ndërkohë, autoritetet turke kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa deri tani nuk raportohet për viktima.

Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se kanë rrëzuar një dron kamikaz ukrainas të tipit FP-2, i cili, sipas tyre, kishte në shënjestër Wildberries, platformën më të madhe të tregtisë elektronike në Rusi. Sipas njoftimit, droni u neutralizua përpara se të godiste objektivin.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një objekt industrial në Essex të Mbretërisë së Bashkuar, pasi një sasi plehu kimik shpërtheu brenda një prej godinave. Flakët u shoqëruan me shtëllunga të dendura tymi që mbuluan qiellin mbi zonë. Rreth 100 zjarrfikës u angazhuan në operacionin për shuarjen e zjarrit, duke arritur ta vënë situatën nën kontroll dhe të parandalojnë përhapjen e flakëve drejt banesave përreth.

Një vizitor i pazakontë ka surprizuar punonjësit e Zyrës së Menaxhimit të Burimeve Ujore në fshatin Crestline, në Kaliforni, SHBA. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një ari që hap vetë derën e zyrës, hyn brenda me qetësi, vështron ambientin sikur të ishte në “inspektim”, e më pas largohet pa shkaktuar asnjë problem.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news