Kronika 2026-05-15 10:38:00 Nga VNA

Fotot e publikuara nga përplasja me armë në Bushat/ SPAK merr të pandehur anëtarët e grupit ‘Bajri’

Ndaje në Whatsapp

Në fotot e publikuara më poshtë shfaqen momentet e përplasjes me armë zjarri në Bushat, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2024, për të cilën SPAK ka marrë tashmë të pandehur disa prej personave të përfshirë.

Sipas hetimeve, në pamje fiksohen lëvizjet gjatë konfliktit mes palëve, në një episod që përfshiu anëtarë të grupit “Bajri” dhe kundërshtarin e tyre, Aleksandër Prendi.

SPAK ka marrë të pandehur Samuel Troshanin, Izmir Sakicën dhe Franko Lekën, të konsideruar si pjesë e grupit “Bajri”, si edhe Aleksandër Prendin, për përplasjen e armatosur në Bushat.

Në rubrikën Media, evidentohen me interes foto dhe video të shumta armësh të llojeve dhe kalibrit të ndryshëm. Në fotot dhe videot e mëposhtme shfaqet shtetasi Izmir Sakicaj, në disa raste i shoqëruar me persona të tjerë, teksa gjuan me armë.

Fotot e publikuara nga përplasja me armë në Bushat/ SPAK merr

 

Nga analiza e videos, del i qartë fakti se shtetasi po lëviz i armatosur në vende publike.

Fotot e publikuara nga përplasja me armë në Bushat/ SPAK merr

Fotot e publikuara nga përplasja me armë në Bushat/ SPAK merr

Fotot e publikuara nga përplasja me armë në Bushat/ SPAK merr

 

Në videon me datë krijimi 28.07.2024, e cila është regjistruar në ambientin tip bar që ndodhet në Dobraç
dhe që frekuentohet nga Izmir Sakicaj, Samuel Troshani, Safet Rustemi etj., shfaqen disa persona dhe
evidentohet me interes fakti se në mur janë varur disa armë te gjata. Fotot si më poshtë:

Fotot e publikuara nga përplasja me armë në Bushat/ SPAK merr

 

Në videon e krijuar me datë 02.10.2024, evidentohet fakti se shtetasi Izmir Sakicaj po gjuan me një
armë zjarri në një zonë në dukje të pabanuar. Duket sikur shtetasi po stërvitet të gjuajë me armë zjarri
të gjatë. Në fillim të videos, shfaqen dy shtetas, njëri i veshur me të zeza, dhe me kapuc në kokë (Izmir
Sakicaj dhe një shtetas tjetër mashkull, i veshur me xhup të zi, pantollona kafe dhe një çantë të lidhur
në pjesën e perparme të trupit. Duket sikur shtetasi i paidentifikuar e mëson shtetasin Izmir Sakicaj s i
të përdorë armën. Pas largimit të shtetasit të paidentifikuar, Izmir Sakicaj gjuan në breshëri. Fragmente të videos paraqiteb më poshtë:

Fotot e publikuara nga përplasja me armë në Bushat/ SPAK merr

Fotot e publikuara nga përplasja me armë në Bushat/ SPAK merr

Në videon e datës 21.11.2024, shfaqen dy shtetas, një mashkull, që dyshohet të jetë Samuel Troshani
dhe një femër, e paidentifikuar. Dy shtetasit shfaqen në video teksa gjuajnë me armë zjarri, të tipit
pistoletë. Fotot e shkëputura nga videoja pasqyrohen si më posht.

Fotot e publikuara nga përplasja me armë në Bushat/ SPAK merr

Fotot e publikuara nga përplasja me armë në Bushat/ SPAK merr

 

Video

Te gjyqi me Ols Dadon janë të gjithë shëndoshë e mirë. Kur vjen puna te gjyqi me akuzat e SPAK sëmuren familjarisht…

Refik Buzi, 35 vjeç, ka liruar ish-partneren e tij, Rozalinda Plaka, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën. Policia dhe forcat RENEA e kanë rrethuar autorin dhe po negociojnë për dorëzimin e tij.

Erion Veliaj paraqitet personalisht në gjykatë, në shqyrtim padia kundër Ols Dados Veliaj kërkon rrëzimin e emërimit të Ols Dados, sot seanca vendimtare në Gjykatën Administrative

Një çift amerikan përjetoi momente paniku gjatë një vizite në Shpellën Blu në ishullin e Kaprit, Itali, pasi varka me të cilën po udhëtonin u përplas me një shkëmb dhe nisi të mbushej me ujë. Ngjarja ndodhi teksa 49-vjeçarja Sherina Welch dhe bashkëshorti i saj po festonin 25-vjetorin e martesës. Për shkak të incidentit dhe vështirësive në komunikim me varkëtarin, u desh ndërhyrja e një varke tjetër, e cila i nxori të dy turistët në burg.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news