Sport 2026-09-26 13:13:29 Nga VNA

Falsifikimi i certifikatës së COVID-19, Granit Xhaka rrezikon pasoja edhe nga FIFA

Ndaje në Whatsapp

Falsifikimi i certifikatës së COVID-19, Granit Xhaka rrezikon pasoja

Çështja e certifikatës së COVID-19 mund të sjellë pasoja të tjera për Granit Xhakën, ndërsa mediat raportojnë se situata mund të ndikojë jo vetëm te përfaqësuesja e Zvicrës, por edhe në karrierën e tij në nivel klubesh.

Xhaka ka pranuar publikisht se në vitin 2022 siguroi një certifikatë vaksinimi, në një periudhë kur ishte pjesë e Arsenalit. Mesfushori deklaroi se në atë kohë kishte dyshime dhe frikë lidhur me vaksinimin, ndërsa tashmë e konsideron vendimin e tij një gabim.

Pas daljes së çështjes në publik, Xhaka nuk iu bashkua grumbullimit të Zvicrës për ndeshjet e Ligës së Kombeve, vendim i marrë në marrëveshje me Federatën Zvicerane të Futbollit. Autoritetet zvicerane ndërkohë kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse janë konsumuar vepra penale.

Sipas BalkanWeb, hetimet kanë ngritur pikëpyetje edhe për përdorimin e certifikatës gjatë periudhës kur Xhaka luante për Arsenalin, përfshirë udhëtimet drejt Shteteve të Bashkuara.

Nëse shkeljet e pretenduara vërtetohen, sipas të njëjtit raportim, çështja mund të kalojë edhe në nivelin disiplinor të FIFA-s, me mundësinë e një pezullimi nga aktivitetet futbollistike. Megjithatë, deri tani nuk rezulton i konfirmuar një vendim i FIFA-s për pezullimin e Xhakës.

Në një situatë të ngjashme raportohet se ndodhet edhe sulmuesi i Zvicrës, Breel Embolo. Hetimet për rastin e Xhakës vijojnë, ndërsa 33-vjeçari ka deklaruar se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet për sqarimin e çështjes.

Video

Me sa gardistë duhet të “luftosh” për t’i marrë një reagim kryeministrit Rama?

SHISH në shënjestër të hakerëve: “Zbulojmë mbi 600 numra të personelit”

Batuta e Ramës pati sukses vetëm brenda partisë: socialistët u shkrinë së qeshuri.

Prej kohësh, komisionet parlamentare janë kthyer në një formalitet, ku batutat dhe akuzat politike zënë vendin e debatit për projektligjet. Fati i shumicës së tyre është paravendosur, ndërsa deputetëve u mbetet të luajnë shfaqjen e radhës para kamerave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news