Sociale 2026-10-03 13:29:57 Nga VNA

Eli Fara reagon për cenimin e privatësisë: “Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem”

Ndaje në Whatsapp
Eli Fara reagon për cenimin e privatësisë: “Jam e

Këngëtarja Eli Fara ka reaguar publikisht pas shpërndarjes së një videoje intime, duke e cilësuar situatën një cenim të privatësisë dhe dinjitetit të saj. Në deklaratën e saj, artistja shprehet se gjykimet dhe fyerjet kanë prekur edhe familjen, ndërsa u kërkon qytetarëve të ndalojnë shpërndarjen e materialit.

“Kam kaluar një jetë në skenë, duke ndarë me publikun këngën dhe dashurinë për artin. Sot po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje: cenimin e privatësisë dhe përballjen me gjykime e fyerje që prekin edhe familjen time”, shkruan Fara.

Këngëtarja kritikon mënyrën se si gratë përballen me paragjykime edhe kur privatësia e tyre cenohet kundër vullnetit. Sipas saj, përgjegjësia duhet të bjerë mbi personat që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë materiale private pa dijeninë dhe pëlqimin e personit.

“Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu. Intimiteti i një gruaje nuk është leje për ta poshtëruar”, thekson artistja.

Fara nënvizon se të qenit personazh publik nuk ia heq të drejtën për privatësi dhe dinjitet, një e drejtë që, siç shprehet ajo, i përket çdo gruaje, pavarësisht emrit, profesionit apo zgjedhjeve të saj.

Për hapat e mëtejshëm, këngëtarja deklaron se çështjen do t’ia lërë në dorë drejtësisë. Ndërkohë, ajo i drejton publikut një apel për mirëkuptim dhe ndalimin e shpërndarjes së videos.

“Nga publiku kërkoj njerëzillëk dhe ndalimin e shpërndarjes. Përpara çdo gjykimi, mendoni për njeriun dhe familjen që po lëndoni”, shkruan ajo.

Në përfundim të reagimit, Eli Fara falënderon familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë personat që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe.

“Do të marr kohën që më duhet dhe do të vazhdoj përpara, me dinjitet dhe me kokën lart”, përfundon këngëtarja.

Video

Flitet për riciklim politik në një tavolinë ku të gjithë kanë të paktën 25 vjet si kryetarë partie

SPAK zbarkon në vilën e mikut të Ramës/ Sekuestrohet telefoni i Ron Yeffet, kontratat nën lupën e hetuesve

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news