Editorial 2026-03-30 18:31:00 Nga VNA

Dy rebelë për fasadë: Braçe në PS dhe Tabaku në PD fanatikë të partive pa debat

Ndaje në Whatsapp
Dy rebelë për fasadë: Braçe në PS dhe Tabaku në

Nga Desada Metaj

 

“Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten në shtëpi” – kështu iu përgjigj Erion Braçe pyetjes së gazetarëve nëse do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, pas ambicies që shpalli mbrëmë në mbledhjen e organizatës socialiste të njësisë 5.

Në të vërtetë, nuk është më sekret që Braçe synon të rivalizojë brenda PS me Ogerta Manastirliun, të përzgjedhurën e Edi Ramës për zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Tiranë. Sekreti i vetëm që ka mbetur është pse Braçe vazhdon ta trajtojë si sekret një gjë që tashmë e di gjithë Tirana.

Por edhe më interesante është metafora e “shtëpisë politike”. Për çfarë shtëpie flet Erion Braçe? Për një shtëpi ku diskutohen gjërat në familje? Për një familje ku vendimet merren bashkë? Apo për një shtëpi ku njëri flet dhe të tjerët dëgjojnë?

Sepse, nëse flasim seriozisht, PS prej kohësh nuk është më një parti me debate dhe meritokraci. Ajo është bajraku i Edi Ramës, ku zërat kundër janë zhdukur që në ditën kur kjo parti erdhi në pushtet.

Edhe refreni i zakonshëm se “debatet bëhen në forume” tingëllon si një formulë e konsumuar që politikanë si Erion Braçe apo Jorida Tabaku e përdorin për të mbuluar një realitet shumë më të thjeshtë: despotizmin e kryetarëve të partive respektive.

Sepse sot as PS dhe as PD nuk janë forume. Aq më pak “shtëpi politike”. Ato janë kthyer në struktura ku bindja ndaj shefit është rregulli kryesor, ndërsa servilizmi dhe mediokriteti janë valuta më e fortë.

Në këtë kuptim, Braçe dhe Tabaku, me gjithë përpjekjen e tyre për të mbrojtur një debat që nuk ekziston, duken më shumë si bojaxhinj që përpiqen të rifreskojnë fasadën e dy selive politike ku mendimi politik ka kohë që ka falimentuar.

Edhe fishekzjarret që përpiqen të ndezin herë pas here për të krijuar iluzionin e një debati të brendshëm duken artificiale dhe të shtira. Sepse problemi i PS dhe PD nuk është ambicia e disa mediokërve të mbledhur rreth kryetarit, por mungesa e guximit për t’i thënë kryetarit të vërtetën në sy.

Prandaj servilizmat e veshura me kostum dhe taka të “rebelëve” fallco duken shpesh edhe më të shëmtuara se servilizmat e hapura të Elisës. Të paktën ajo nuk përpiqet ta maskojë. Ajo e shfaq pa komplekse mërzinë që e ka kapluar për mosbegenisjen e shefit të madh.

Video

Goli i Bayern Munchen në çerekfinalen e Champions League ne Santiago Bernabeu përballë Real Madrid u shënua nga Diaz në minutën e 41

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Teheranit, ndërsa presidenti Trump ka paralajmëruar se kjo natë do të shoqërohet me sulme të forta, deri në “shkatërrimin e qytetërimit mijëravjeçar”, siç deklaroi ai sot në rrjetin Truth.

Mos i kafsho më të keqen teta!- i thotë policja qenit që plagosi sot një 4 vjeçare…

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, dhe Mbretëresha Suthida po tërheqin vëmendjen e mediave botërore për një arsye të pazakontë për familjet mbretërore moderne: të dy janë pilotë të licencuar dhe mund të fluturojnë vetë avionët e tyre. Mbreti Vajiralongkorn është i trajnuar si pilot ushtarak dhe komercial, me eksperiencë nga avionët luftarakë deri tek aeroplanët e pasagjerëve të tipit Boeing. Edhe Mbretëresha Suthida zotëron një licencë piloti komercial, ndërsa më herët ka punuar si stjuardesë përpara se të ngjitej në radhët e ushtrisë dhe të bëhej mbretëreshë. Në vitin 2025, çifti mbretëror u bë kryefjalë e mediave pasi pilotuan personalisht një Boeing 737 gjatë një vizite shtetërore në Bhutan—me Mbretin në komandë dhe Mbretëreshën si bashkëpilote. Një moment i rrallë dhe thuajse i paprecedentë për liderët botërorë në udhëtime zyrtare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news