Editorial 2026-03-29 20:29:00 Nga VNA

Të rritet çmimi i votës!

Ndaje në Whatsapp

Të rritet çmimi i votës!

Më 12 prill 2026 në Hungari mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Sfida e radhës për kryeministrin prej 16 vitesh radhazi (pa llogaritur dhe mandatin 1998-2002), Viktor Orban janë pretendimet e paraqitura në dokumentarin e titulluar „çmimi i votës“ ku trajtohet frikësimi në shkallë të gjerë i votuesve nga qeveria e z. Orban dhe ku çmimi i votës arrin në 50-60 mijë forinta hungareze (ndërmjet 128-155 euro).

Ajo që tërheq vëmendjen nga kjo rrethanë është keqtrajtimi dhe mashtrimi i votuesit shqiptar. Votuesit shqiptarë në krahasim me BE-në kanë të ardhurat ndër më të ulëtat, ndërsa çmimet i kanë në nivelin mesatar të çmimeve në BE. Edhe në rajon kanë ndër çmimet më të larta. Këto ditë e pamë se çmimi i naftës (karburanteve në tërësi) në Shqipëri është më i larti në rajon dhe ndër më të lartit në botë.

Në Shqipëri 1 litër naftë kushton mesatarisht 1.4 herë më shumë sesa në Hungari, ndërsa të ardhurat për frymë në Hungari janë mesatarisht 2.3 herë më të larta se në Shqipëri.

Të rritet çmimi i votës!

Por, çuditërisht çmimi i votës në Shqipëri nuk ndjek trendin e çmimit të Hungarisë. Këtu votuesi (instituti i statistikave popullore e ka regjistruar më së miri se vota jepet kundrejt një 5,000 lekëshi) paguhet afërsisht sa 1/3 e votuesit hungarez. Pra, edhe në çmimin e votës shqiptarët diskriminohen nga qeveria e tyre.

Të rritet çmimi i votës!

Votuesi shqiptar ka nevojë të zgjohet, të ndjekë bursën e votave në vende të tjera dhe të mos gënjehet më me 5,000 lekë. Me votën tuaj mund të blini vetëm 23 litra naftë, ndërsa votuesi hungarez arrin të blejë 90 litra. Pra, pse e shisni lirë veten?!

Me një rregull treshi të thjeshtë, sipas bursës hungareze vota në Shqipëri duhet të jetë në treg të paktën 5,800 lekë ose 17% më e lartë sesa është sot. Ndërsa, që me votën të arrini të blini 90 litra naftë, si votuesi hungarez, atëherë çmimi i votës në treg duhet të shkojë të paktën 19 mijë lekë, ose 284% më i lartë nga çmimi aktual.

Të rritet çmimi i votës!

E kuptoni sa e lirë ka mbetur vota në këtë treg ku gjithçka tjetër është shtrenjtuar me tepri?

Ndonjë ministri apo zyrtari qeverie që mund të përpiqet të bëjë propagandë dhe të hedhë poshtë këto shifra, i themi që janë të gjitha të dhëna statistikisht korrekte, të marra nga burime ndërkombëtare dhe ekzaktësisht për të njëjtën periudhë kohe (psh data e çmimit të naftës nuk është data më e fundit, sepse rritja që ka pësuar më tej çmimi në Shqipëri e bën dhe më dramatik krahasimin).

Prandaj më e mira është të rrisni çmimin e votes, ashtu si keni lejuar të rriten edhe të gjitha çmimet e tjera. Duhet të keni më respekt për votuesin në Shqipëri!

Video

Goli i Bayern Munchen në çerekfinalen e Champions League ne Santiago Bernabeu përballë Real Madrid u shënua nga Diaz në minutën e 41

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Teheranit, ndërsa presidenti Trump ka paralajmëruar se kjo natë do të shoqërohet me sulme të forta, deri në “shkatërrimin e qytetërimit mijëravjeçar”, siç deklaroi ai sot në rrjetin Truth.

Mos i kafsho më të keqen teta!- i thotë policja qenit që plagosi sot një 4 vjeçare…

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, dhe Mbretëresha Suthida po tërheqin vëmendjen e mediave botërore për një arsye të pazakontë për familjet mbretërore moderne: të dy janë pilotë të licencuar dhe mund të fluturojnë vetë avionët e tyre. Mbreti Vajiralongkorn është i trajnuar si pilot ushtarak dhe komercial, me eksperiencë nga avionët luftarakë deri tek aeroplanët e pasagjerëve të tipit Boeing. Edhe Mbretëresha Suthida zotëron një licencë piloti komercial, ndërsa më herët ka punuar si stjuardesë përpara se të ngjitej në radhët e ushtrisë dhe të bëhej mbretëreshë. Në vitin 2025, çifti mbretëror u bë kryefjalë e mediave pasi pilotuan personalisht një Boeing 737 gjatë një vizite shtetërore në Bhutan—me Mbretin në komandë dhe Mbretëreshën si bashkëpilote. Një moment i rrallë dhe thuajse i paprecedentë për liderët botërorë në udhëtime zyrtare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news