Editorial 2026-01-22 17:07:00 Nga VNA

Djallëzia e Ramës dhe palaçollëku i Berishës. Spektakli më i padenjë i politikës shqiptare, mes servilizmit ndaj Trump-it dhe talljes me Kushtetutën

Ndaje në Whatsapp
Djallëzia e Ramës dhe palaçollëku i Berishës.

Bordi i Paqes i Donald Trump ka nxitur një debat real jo vetëm në Europë, por edhe në Shqipëri. Nëse në Europë ky debat buron nga standarde dhe vlera parimore e kushtetuese, si sovraniteti, reciprociteti, ruajtja e strukturës së OKB-së dhe mosangazhimi në situata lufte, për shkak se doktrina e Trump-it “paqe përmes forcës” nuk është në ADN-në e Europës së pas Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri kjo “luftë” po zhvillohet thjesht mbi baza të mungesës së dinjitetit njerëzor e shtetëror, si dhe të servilizmit dhe jargavitjes ndaj forcës globale të Trump-it. Është djallëzore ajo që Edi Rama po bën politikisht dhe mbi kurrizin e Kushtetutës.

Është e padëgjuar që pjesëmarrja në një traktat ndërkombëtar të miratohet me një ligj, miratimi i të cilit do të thyejë çdo rekord në Parlament. Supozohet që një ligj i tillë të miratohet pa kaluar as 24 orë, duke shkelur edhe rregullat më bazike të Kushtetutës, por edhe ato të miratimit me procedurë të përshpejtuar. Për më tepër, shumica dërrmuese e deputetëve nuk kanë pasur as kohën minimale për ta lexuar vetë tekstin e traktatit.

Mesa duket, nxitimi i Ramës nuk është thjesht djallëzor dhe një provokim ndaj opozitës, për ta vendosur atë në dilema ekzistenciale: vota “pro” do të thotë të mbështesin Ramën dhe ta emërojnë me dorën e tyre “armikun e tyre dhe të Trump-it” në një karrige ngjitur me Trump-in në Olimp të planetit; ose të votojnë kundër Trump-it, çka do të thotë të tregohen “tradhtarë” të Trump-it, mikut të madh të La Civita-s së tyre, të cilën e kanë paguar së paku 6 milionë USD.

Rama, mesa duket, po nxiton sepse kërkon të jetë një nga tre vendet e para nënshkruese (në mos i pari, pas SHBA-së), në mënyrë që të marrë edhe lavdinë politike që emri i tij të jetë ndër ata që bëjnë të mundur hyrjen në fuqi të Traktatit të Bordit të Paqes (sipas tekstit, ky traktat hyn në fuqi kur ratifikohet nga së paku tre shtete).

Është qesharak pozicioni aspak dinjitoz i Sali Berishës, i cili po përdridhet përballë kësaj situate. Teksa pohon se për të “Shqipëria e Para” është dogma e tij tashmë, si sovranist i vonuar ndodhet në dilemën e madhe: të kundërshtojë duke kërkuar së paku respektimin e Kushtetutës, apo qoftë edhe dinjitetin minimal si opozitë, gjë që do t’i lexohej si “besëprerje” ndaj Trump-it, dhe kështu të humbiste gjithë rrëfimin e deritanishëm se ai është interlokutori i Trump-it në Shqipëri.

Në hall të madh ndodhet, edhe pse nuk shquhet për skuqje në fytyrë nga skrupujt publikë, të cilët prej kohësh nuk i ka, ndonëse përpiqet t’ua shesë këtë histori një grushti militantësh të trushpëlarë që mezi i mbledh në bulevard. Tre ditë më vonë, do të mbledhë një “protestë kombëtare” kundër Ramaduros. Por tashmë kësaj i thonë, sipas fjalës së urtë, “u dh… nusja në kalë”, mu në bulevard, poshtë zyrës së Ramës.

Ndërkohë, në Europë ka mjaft skepticizëm për këtë traktat të Trump-it. Ka nga ata që thonë se po krijohet një OKB bis, private e Trump-it; ka shtete si Gjermania që kanë refuzuar; apo edhe si Italia, shteti më pro-Trump, që ka konstatuar probleme me nenin 11 të Kushtetutës së saj.

Shqipëria, kurrsesi, nuk e ka atë rol në këtë plan. Përveç ndonjë rëndësie sporadike gjeopolitike, askush nuk pret që suksesi apo dështimi i një nisme të tillë të varet nga vende si Shqipëria.

Këneta Rama–Berisha tregoi edhe një herë spektaklin më të padenjë që u është servirur ndonjëherë shqiptarëve. Ndërsa Rama po luan liderin global, Berisha luante opozitarin sovranist, të dy bashkë po luajnë me dinjitetin publik. Shqiptarëve në këto kushte u mbetet të duartrokasin një teatër që as i përfaqëson, as i respekton, e as i merr seriozisht.

Video

Zotërinj udhëheqësa a mund të rrini në rradhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës. Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante. Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat. Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat. "Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA; U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje. Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe

Ivanka Trump, ka postuar në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës. Në fotot dhe videot shfaq peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

Emisari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Moskë, ku do të takohen me Vladimir Putin. Detajet e agjendës së takimit nuk janë bërë publike deri më tani, por pritet të përfshijnë çështje bilaterale dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale.

Para darkës së parashikuar sot në mbrëmje, Ivanka Trump është ndalur në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news