Bota 2025-11-12 20:01:00 Nga VNA

Spanjë/Kapet organizatë kriminale që transportonte deri në 200 kg drogë çdo natë me dronë

Ndaje në Whatsapp
Spanjë/Kapet organizatë kriminale që transportonte deri në

Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet trafikimi droge që përdorte dronë të prodhuar në shtëpi, të aftë të fluturonin mbi 200 kilometra për të transportuar kanabis nga Maroku në gadishullin Iberik. Operacioni çoi në arrestimin e nëntë personave.

Dronët niseshin nga Spanja jugore për të mbledhur drogën në Marok dhe më pas ktheheshin duke shpërndarë ngarkesën në komunat Vejer de la Frontera dhe Tarifa, në Andaluzinë jugore. Pakot përmbanin etiketa fluoreshente dhe pajisje gjeolokacioni me frekuencë radioje, që lehtësonin gjetjen e tyre gjatë natës.

Policia spanjolle tha se dronët e ndërtuar nga banda kishin një rreze veprimi mbi 200 kilometra dhe përdornin komponentë nga kompani aziatike. “Grupi ishte i aftë të zhvillonte pajisje të improvizuara me autonomi, precizion dhe ngarkesë të madhe, shumë më superiore se modelet komerciale,” njoftoi policia.

Rrjeti operonte pothuajse çdo natë, duke lëshuar deri në 10 dronë në të njëjtën kohë dhe duke transportuar rreth 200 kilogramë kanabis. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet marokene, pas zbulimit të disa fluturimeve me dronë me origjinë të panjohur midis dy vendeve.

Gjatë kontrolleve të së hënës u sekuestruan tetë dronë operativë dhe 10 të tjerë në ndërtim, mbi 150 kilogramë kanabis dhe 320,000 euro. Nëntë persona u arrestuan.

 

 

 

Video

“Grepi” i SPAK mbërrin te KAYO: industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

Japoni, arusha me këlyshin sulmon një makinë: Sulmi filmohet nga dashcam-i Po kthehej në shtëpi kur një arushë iu sul makinës, duke u ngritur në këmbët e pasme dhe duke u përplasur mbi kofanon. Kjo ishte aventura e frikshme që i ndodhi një shoferje në Bifuka, në ishullin japonez të Hokkaidos. Arusha, me shumë gjasë për të mbrojtur këlyshin që ndodhej me të, u sul drejt makinës dhe goditi vazhdimisht kofanon, duke lënë në llamarinë shenjat e thella të kthetrave të saj. “Pamjet e arinjve në këtë rrugë janë të shpeshta, por nuk kisha dëgjuar kurrë për sulme të tilla”, tregoi gruaja, ende e tronditur nga ngjarja, por fatmirësisht e padëmtuar.

“Prania Besnike” jep efekt, socialistët i japin fund të Premtes së Zezë

Mos u lodh kot ta postosh se e kanë marrë ata të SPAK për hetim …

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news