Bota 2026-04-09 16:12:00 Nga VNA

Pentagoni thërret ambasadorin e Vatikanit pas toneve kritike të Kishës Katolike ndaj politikës së Trump

Ndaje në Whatsapp
Pentagoni thërret ambasadorin e Vatikanit pas toneve kritike të

Pentagoni thërret në takim Ambasadorin e Vatikanit në SHBA, kardinalin Christophe Pierre dhe i kërkon që Kisha Katolike të ulë tonet kritike ndaj politikës së jashtme të qeverisë Trump.

Takimi thuhet se u zhvillua pasi Papa Leo kishte bërë komente kritike për politikën ndërkombëtare dhe për përdorimin e forcës në diplomaci.

Sipas disa burimeve mediatike, zyrtarët amerikanë i dhanë ambasadorit të Vatikanit një kritikë të fortë për qëndrimet e papës. Në disa raportime thuhet se gjatë bisedës u përmend edhe Avignon Papacy, periudha në shekullin XIV kur papët jetonin në Avinjon dhe ishin nën ndikimin e fuqishëm të mbretërisë franceze. Disa në Vatikan e interpretuan këtë si një referencë historike që mund të nënkuptonte presion politik mbi Kishën.

Megjithatë, autoritetet amerikane kanë deklaruar se takimi ishte një bisedë normale diplomatike dhe kanë mohuar pretendimet se ishte bërë ndonjë kërcënim.

Vatikani e ka konsideruar takimin si diplomaci agresive dhe ka njoftuar se ka anuluar vizitën e pritshme të Papës në SHBA. Vizitë që do përkonte me 250 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Video

Shpërthime të reja u dëgjuan në Kiev mëngjesin e së martës, një ditë pasi sulmet ruse me dronë vranë të paktën dhjetë persona dhe plagosën më shumë se 80 në Ukrainë. Ndër objektivat e goditura ishte edhe Akademia Kombëtare e Shkencave në qendër të kryeqytetit. Ukraina thotë se Rusia po përdor dronë të rinj me motor reaktiv, më të shpejtë dhe më të vështirë për t’u kapur nga mbrojtja ajrore. Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi gjithashtu se mbi 8 mijë trupa koreano-veriore ndodhen tashmë në Rusi dhe se 10 mijë të tjera po përzgjidhen e trajnohen për dislokim.

Bota në një minutë..

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir ka bërë deklarata të rënda dhe kërcënuese gjatë një vizite në një burg izraelit, ku iu drejtua të burgosurit palestinez Hassan Salameh. I rrethuar nga roje të armatosura, Ben-Gvir i tha: “Dua të të vras. Dua të të ekzekutoj”, duke shtuar se dëshironte që ai të përjetonte “ferrin” në burg. Deklaratat vijnë në një klimë edhe më shqetësuese pas miratimit në mars të një ligji të mbështetur nga Ben-Gvir, i cili zgjeron përdorimin e dënimit me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për sulme vdekjeprurëse nga gjykatat ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar. Kërcënimi i drejtpërdrejtë me vdekje nga një ministër ndaj një personi që ndodhet nën kontrollin e shtetit ka nxitur reagime dhe dënime nga pala palestineze.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news