Bota 2026-04-06 08:25:34 Nga VNA

Pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit rritet sërish çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

Ndaje në Whatsapp
Pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit rritet sërish

Çmimet e naftës pësuan një rritje të ndjeshme, duke arritur mbi 110 dollarë për fuçi, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, publikoi një mesazh kërcënues ndaj Iranit në rrjetet sociale.

Nafta Brent u rrit fillimisht me 1.6%, duke arritur në 110.85 dollarë për fuçi, përpara se të tërhiqej lehtë gjatë tregtimit të mëngjesit në tregjet aziatike. Ndërkohë, nafta amerikane regjistroi një rritje më të moderuar prej 0.3%, duke shkuar në 111.80 dollarë për fuçi.

Rritja e menjëhershme e çmimeve erdhi pasi Trump shtoi presionin ndaj Iran, duke paralajmëruar sulme ndaj infrastrukturës kyçe, përfshirë urat dhe centralet energjetike, nëse Teherani nuk tërhiqet nga kërcënimet ndaj anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.

Paralelisht me zhvillimet në tregun energjetik, edhe tregjet aksionare në Azi shënuan rritje. Indeksi Nikkei 225 në Japoni u rrit me 1.6%, ndërsa indeksi Kospi në Korenë e Jugut shënoi një rritje prej 0.9%.

Analistët vlerësojnë se tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme vijojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në luhatjet e çmimeve të energjisë dhe në stabilitetin e tregjeve globale.

Video

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur paraditen e kësaj të marte në Gjykatën e Posaçme për të qenë pjesë e seancës gjyqësore për dosjen e “Sterilizimit”.

Ngjarje e rëndë në Greqi, humb jetën 16-vjeçari shqiptar!

Bota në një minutë..

Shpërthime të reja u dëgjuan në Kiev mëngjesin e së martës, një ditë pasi sulmet ruse me dronë vranë të paktën dhjetë persona dhe plagosën më shumë se 80 në Ukrainë. Ndër objektivat e goditura ishte edhe Akademia Kombëtare e Shkencave në qendër të kryeqytetit. Ukraina thotë se Rusia po përdor dronë të rinj me motor reaktiv, më të shpejtë dhe më të vështirë për t’u kapur nga mbrojtja ajrore. Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi gjithashtu se mbi 8 mijë trupa koreano-veriore ndodhen tashmë në Rusi dhe se 10 mijë të tjera po përzgjidhen e trajnohen për dislokim.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news