Bota 2026-05-06 12:11:00 Nga VNA

Nga 17 operacione në fëmijëri te Spidermani i spitaleve: historia prekëse e Matias që sot u dhuron buzëqeshje fëmijëve të sëmurë

Ndaje në Whatsapp
Nga 17 operacione në fëmijëri te Spidermani i spitaleve: historia

Kur ishte vetëm shtatë vjeç, Mattia Villardita kuptoi çfarë do të thoshte të jetoje në spital: zhurma metalike e serumëve, dritat që nuk fikeshin kurrë dhe netët e gjata mes dhimbjes dhe frikës. I lindur me keqformime të rralla në këmbë dhe në krah, ai iu nënshtrua plot 17 operacioneve kirurgjikale në spitale të ndryshme italiane.

Fëmijëria e tij kaloi mes korridoreve të spitalit, fizioterapisë dhe rikuperimeve të dhimbshme. Në ato vite, shoku i tij më i madh ishte një komik i vjetër i Spider-Man, që ia kishte dhuruar gjyshi. “Shpresoja që Spiderman të hynte nga dritarja dhe të më merrte përdore”, kujton ai sot.

Vite më vonë, pasi nuk mundi të realizonte ëndrrat e tij për t’u bërë sportist apo ushtarak për shkak të problemeve shëndetësore, Mattia bëri diçka të papritur: bleu një kostum Spiderman dhe vendosi të rikthehej në spitalet ku kishte vuajtur, por këtë herë jo si pacient.

Që prej vitit 2017, ai viziton repartet pediatrike i veshur si superheroi i famshëm, për t’u dhënë kurajë dhe buzëqeshje fëmijëve të shtruar në spital. “Sa herë hyj në një dhomë, mendoj për fëmijën që kam qenë vetë”, thotë ai.

Në vitin 2021, presidenti italian Sergio Mattarella e nderoi me titullin “Kalorës i Meritës” për altruizmin dhe punën e tij me fëmijët e sëmurë.

Sot, Mattia ndiqet nga qindra mijëra njerëz në rrjetet sociale dhe është zgjedhur nga Sony si përfaqësues italian për promovimin e filmit të ri “Spider-Man: Brand New Day”.

Por pavarësisht vlerësimeve, ai vazhdon të thotë diçka që tingëllon si një lutje: “Do të doja që një ditë ky kostum të mos ishte më i nevojshëm. Por derisa spitalet të jenë plot me fëmijë që vuajnë, unë do të jem aty.”

Video

Një e ftuar si Dua Lipa dhe dasma merr tjetër atmosferë! Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka festuar në dasmën e një të afërmi në Shqipëri, ku është shfaqur duke kërcyer e shijuar festën mes të ftuarve. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, duke i bërë të gjithë të dëshirojnë një të ftuar si ajo në dasmën e tyre.

Johnny Depp ka dhuruar një moment që askush nuk e priste gjatë një feste në Las Vegas. Teksa pozonte para fotografëve, aktori iu afrua murit të dekoruar me bimë dhe… kafshoi një prej gjetheve! Depp e përtypi për disa sekonda, përpara se ta pështynte dhe të vazhdonte pozimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Një moment interesant është regjistruar gjatë aktivitetit Oil Wrestling Presidential Cup, ku Osman Ali Davutoğlu, i prezantuar si “djali shpirtëror” nga Tanzania i ish-ambasadorit Ali Davutoğlu, përshëndeti spektatorët e pranishëm. Prania e tij tërhoqi vëmendjen e publikut gjatë aktivitetit tradicional të mundjes me vaj.

Kryebashkiaku Mamdani është shfaqur në një video me tone satirike, si reagim ndaj deklaratave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në OKB. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ai shfaqet me komedianin Ramy Youssef, të dy me shalle palestineze. Postimi shoqërohet me mesazhin: “Duhej t’u përgjigjeshim deklaratave të Netanyahut në OKB në mënyrën tonë”, si dhe me flamurin palestinez.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news