Bota 2025-11-13 17:37:00 Nga VNA

Gjermania

Ndaje në Whatsapp
Gjermania

Pas muajsh debatesh, qeveria Merz ka arritur një marrëveshje për reformën e shërbimit ushtarak gjysmë të detyrueshëm. Dhe risitë janë të rëndësishme. Në moshën 18-vjeçare, duke filluar nga 1 janari 2026, të gjithë gjermanëve do t’u dërgohet një formular për të përcaktuar nëse janë të aftë të kryejnë shërbimin ushtarak. Për burrat, plotësimi i formularit do të jetë i detyrueshëm, ndërsa për gratë jo. Po ashtu, edhe testi i aftësisë fizike dhe mendore do të jetë i detyrueshëm për burrat.

Vetë rekrutimi do të jetë vullnetar. Por vetëm deri në momentin kur të arrihet objektivi i përcaktuar nga qeveria, e cila synon të arrijë gradualisht në 260 mijë ushtarë — tetëdhjetë mijë më shumë se sot — dhe 200 mijë rezervistë.

Nëse reforma miratohet nga parlamenti, ajo do t’i lejonte qeverisë të aktivizojë një mekanizëm rekrutimi “rastësor”, por të detyrueshëm. Megjithatë, “llotaria e të rekrutuarve” është vetëm “zgjidhja e fundit”, thekson qeveria. Miratimi përfundimtar i reformës pritet nga Bundestagu në javët e ardhshme.

Reforma 

Drejtuesit e grupeve parlamentare të CDU/CSU dhe SPD kanë arritur një marrëveshje bazë se si mund të organizohet shërbimi ushtarak i ardhshëm në Gjermani, njoftoi televizioni ARD në Berlin. Marrëveshja u arrit pas konsultimeve mes ministrit të Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) dhe përfaqësuesve të partive të koalicionit. Në takim morën pjesë drejtuesit e grupit parlamentar të CDU/CSU dhe SPD, Jens Spahn (CDU) dhe Matthias Miersch (SPD), si dhe ekspertë të mbrojtjes nga të dyja partitë.

Detajet bëhen të ditura të enjten (13.11.) por sipas informacioneve të disa mediave gjermane modeli për të cilin është rënë në ujdi, parashikon kontrollin mjekësor të të gjithë grupmoshës së të rinjve çdo vit. Kontrolli do të jetë i detyruar. Ky model gjeti mbështetje të fortë nga politikanët e koalicionit ditët e fundit. Si hap i dytë, raporton gazeta gjermane "Bild" do të përdoret një sistem llotarie, kjo nëse nuk mund të gjenden vullnetarë në numër të mjaftueshëm mes të rinjve të përshtatshëm për ushtrinë. Llotaria do të vendosë më pas se kush duhet t'i bashkohet Bundeswehr-it

Grindja për shërbimin vullnetar

Në projektligjin fillestar për shërbimin e ri ushtarak, Pistorius fillimisht bazohej kryesisht në shërbim vullnetar për të tërhequr rekrutë në Bundeswehr. CDU/CSU kishte kërkuar një mekanizëm automatik për rekrutimin ushtarak nëse nuk paraqiteshin mjaftueshëm vullnetarë. Për këtë pati mosmarrëveshje dhe u deshën javë konsultimesh. Ekspertët e politikave të mbrojtjes nga CDU/CSU dhe SPD në Bundestag hartuan një propozim kompromisi në mesin e tetorit. Sipas këtij propozimi, një sistem llotarie do të përcaktonte se kush do të duhej t'i nënshtrohej rekrutimit të detyrueshëm, modeli nuk përfshinte rekrutimin e të gjitha grupmoshave. Nëse nuk gjendeshin mjaftueshëm vullnetarë përmes këtij procesi, burrat e përzgjedhur sipas nevojave të Bundeswehr-it do të rekrutoheshin në shërbim ushtarak përmes një llotarie të mëtejshme.

Për shkak të kërcënimit që paraqet Rusia dhe ndryshimeve që rezultojnë në planet e NATO-s, forcat e armatosura gjermane do të rriten me afërsisht 80.000 deri në 260.000 meshkuj dhe femra si pjesë e trupës së përhershme. Përveç kësaj, do të ketë 200.000 rezervistë, numri i të cilëve do të rritet kryesisht përmes shërbimit të ri të detyrueshëm ushtarak.

Video

“Grepi” i SPAK mbërrin te KAYO: industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

Japoni, arusha me këlyshin sulmon një makinë: Sulmi filmohet nga dashcam-i Po kthehej në shtëpi kur një arushë iu sul makinës, duke u ngritur në këmbët e pasme dhe duke u përplasur mbi kofanon. Kjo ishte aventura e frikshme që i ndodhi një shoferje në Bifuka, në ishullin japonez të Hokkaidos. Arusha, me shumë gjasë për të mbrojtur këlyshin që ndodhej me të, u sul drejt makinës dhe goditi vazhdimisht kofanon, duke lënë në llamarinë shenjat e thella të kthetrave të saj. “Pamjet e arinjve në këtë rrugë janë të shpeshta, por nuk kisha dëgjuar kurrë për sulme të tilla”, tregoi gruaja, ende e tronditur nga ngjarja, por fatmirësisht e padëmtuar.

“Prania Besnike” jep efekt, socialistët i japin fund të Premtes së Zezë

Mos u lodh kot ta postosh se e kanë marrë ata të SPAK për hetim …

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news