Bota 2025-12-16 17:35:00 Nga VNA

Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti në Rripin e Gazës

Ndaje në Whatsapp

Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti në Rripin e Gazës

Një foshnjë e porsalindur vdiq nga të ftohtit e fortë në Rripin e Gazës mes kushteve të këqija të motit në enklavën e shkatërruar nga lufta, tha sot Ministria e Shëndetësisë.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se foshnja dyjavëshe, Muhammad Khalil Abu al-Khair vdiq dje për shkak të hipotermisë mes të ftohtit të acartë.

Al-Khair ishte shtruar në spital në njësinë e kujdesit intensiv që nga e diela, tha ministria.

Të paktën 14 persona humbën jetën në një stuhi dimërore në Gaza javën e kaluar. Mbi 53 mijë tenda zhvendosjeje u përmbytën pjesërisht ose plotësisht, u rrëmbyen nga përrenjtë ose u shqyen nga erërat e forta, dhe 13 ndërtesa u shembën në gjithë Gazën.

Izraeli vazhdon ta bllokojë hyrjen e materialeve të strehimit si tenda dhe shtëpi të lëvizshme, duke shkelur detyrimet e tij sipas një marrëveshjeje armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor.

Izraeli ka vrarë rreth 70.700 palestinezë, kryesisht gra e fëmijë dhe ka plagosur mbi 171 mijë në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 dhe e ka shndërruar enklavën në rrënoja./trt world/ 

Video

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë zhvilloi mbrëmjen e së premtes pritjen zyrtare të mirëseardhjes për ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt

Misioni Crew-13 i SpaceX ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) vetëm tetë orë pas nisjes, duke vendosur një rekord të ri amerikan. Në bord ndodheshin katër persona: dy astronautë amerikanë, një kanadez dhe një kozmonaut rus. Koha rekord e udhëtimit dëshmon për përparimin e procedurave të fluturimit dhe ankorimit në stacionin orbital.

Dhuna dhe përplasjet me policinë po shoqërojnë protestat e nxënësve në Francë, ndërsa janë ngritur akuza për përdorim të tepruar të forcës ndaj të miturve. Në disa qytete është përdorur gaz lotsjellës dhe janë raportuar zjarre e incidente mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestat lidhen me mungesën e mësuesve, klasat e mbipopulluara dhe financimin e pamjaftueshëm të arsimit. Autoritetet kanë mobilizuar forca speciale, ndërsa sindikatat paralajmërojnë vazhdimin e protestave.

Ftojmë të gjithë që të vijnë e të na shërbejnë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news