Bota 2025-12-14 14:55:00 Nga VNA

Nga Gaza në Tiranë, për kurimin e “foshnjës së luftës”

Ndaje në Whatsapp

Nga Gaza në Tiranë, për kurimin e “foshnjës së

Lufta gjenocidale e Izraelit në Gaza prej më shumë se dy vitesh ka shkaktuar vdekjen e mijërave palestinezëve dhe shumë të tjerëve të plagosur. Në kërkim të shërimit, një pjesë e tyre ka gjetur strehë edhe në Shqipëri.

Disa muaj pas 7 tetorit, në janar të vitit 2024, në Shqipëri erdhi një pjesë e familjes Elbudi. Arsyeja ishte kurimi i foshnjës së tyre që lindi në Gaza në mesin e bombardimeve izraelite.

Palestinezi Mondher Elbudi arriti në Tiranë duke synuar mjekimin e djalit të tij të sapolindur, i cili pësoi dëmtim të mushkërive për shkak të thithjes së vazhdueshme të tymit të bombardimeve izraelite - fillimisht në barkun e nënës, e më pas, kur erdhi në jetë.

Mondher Elbudi e quan të birin, Ilan, “foshnja e luftës”. Jeta e tij dhe e familjes është e ndarë më dysh prej më shumë se një viti e gjysmë, pasi ai dhe tre prej fëmijëve jetojnë tashmë në Shqipëri, larg bashkëshortes dhe fëmijëve të tjerë që po e kalojnë dimrin duke jetuar në tenda në Gaza.

“Bashkëshortja ime qëndroi atje, në Gaza, me djalin tjetër i cili vuan nga mëlçia dhe ka nevojë për mjekime. Ndërsa fëmijët që janë me mua këtu, normalisht kërkojnë nënën e tyre. OBSh-ja na pyeti cili nga prindërit do ta shoqëronte foshnjën e porsalindur. Ne thamë nëna, por ushtria izraelite refuzoi që ajo të vinte, kështu që u detyrova të vija unë”, rrëfen Mondher për TRT Balkan.

Para luftës, jeta e tij ishte krejt tjetër. Mondher kujton një realitet të thjeshtë, por të qëndrueshëm, ndërsa thotë se tani, si thuajse çdo familje gazane, gjithçka është rrafshuar dhe i kanë humbur të gjitha.

“Kisha shtëpinë time, familjen time. Jeta ime ishte stabile. Mbillnim luleshtrydhe. Ishim fermerë. Jeta jonë ishte e qetë, derisa erdhi lufta e 7 tetorit dhe u shkatërrua gjithçka”, tregon ai.

Thellësisht i prekur, ai kujton momentet e dhimbshme kur, teksa ai dhe fëmijët po luanin në oborrin e shtëpisë, kanë parë përpara syve skena horrori njerëzor, me trupa të masakruar — skena që janë ngulitur në memorien e tij dhe, fatkeqësisht, edhe në atë të fëmijëve.

“Kemi parë gjëra që mendja njerëzore nuk i percepton, as mund t’i përshkruajë…”, thotë Mondher, duke shtuar se gjatë qëndrimit në Shqipëri, e ëma e tij ka ndërruar jetë në Gaza, duke e thelluar edhe më shumë dhimbjen e ndarjes dhe pafuqinë për ta ndryshuar realitetin.

Dhimbja më e madhe, megjithatë, mbetet lidhja e pamundur mes foshnjës dhe nënës së tij.

“Fatkeqësisht, djali im i vogël, Ilan, nuk e njeh nënën e vet dhe kjo është një gjë tepër e vështirë. Nëna e tij jeton, por ai nuk e sheh dot, dhe ajo nuk e përqafon dot djalin e saj”, thotë Mondheri.

I biri e sheh të ëmën vetëm përmes ekranit të telefonit, por për një foshnjë që ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në spital, një ekran nuk mund t’i zëvendësojë krahët e nënës.

“Inshallah, shpresoj të bashkohem me familjen time sa më shpejt!”, shprehet Mondher në fund, duke përfaqësuar forcën, qëndresën dhe shpresën e gazanëve për një të nesërme më të mirë./Trt World/

 

Video

Një spektakël i pazakontë natyror ka transformuar shkretëtirën Atacama në Kili, një nga vendet më të thata në planet, duke e mbuluar atë me një tapet shumëngjyrësh lulesh. Reshjet e pazakonta të lidhura me fenomenin El Niño kanë krijuar kushtet që farat e fshehura prej vitesh nën tokën e thatë të mbijnë pothuajse njëkohësisht. Rezultati është fenomeni i njohur si “desierto florido”, ose “shkretëtira e lulëzuar”. Sipas Associated Press, lulëzimi këtë vit është përhapur në një territor prej rreth 17 mijë kilometrash katrorë, duke krijuar zona të mëdha me ngjyra vjollcë, të bardha, të verdha dhe rozë.

Në Burkina Faso, një grup kërcimtarësh që nuk dëgjojnë po sfidon mënyrën tradicionale se si perceptohet muzika dhe kërcimi. Për ta, ritmi nuk kalon përmes veshëve, por përmes dridhjeve që ndiejnë në trup dhe në dysheme. Ata përdorin një metodë të quajtur “Vibra-Signe”, e cila kombinon dridhjet, gjuhën e shenjave, kontaktin fizik dhe sinjalet vizuale për të përcjellë ritmin dhe emocionin e muzikës. Gjatë provave, kërcimtarët qëndrojnë zbathur për të perceptuar më mirë vibrimet që përhapen në dysheme. Ndërkohë, instruktorët përdorin lëvizje të duarve dhe trupit për t’u treguar ndryshimet e ritmit dhe momentet kur duhet të kalojnë nga një lëvizje në tjetrën.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë zhvilloi mbrëmjen e së premtes pritjen zyrtare të mirëseardhjes për ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt

Misioni Crew-13 i SpaceX ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) vetëm tetë orë pas nisjes, duke vendosur një rekord të ri amerikan. Në bord ndodheshin katër persona: dy astronautë amerikanë, një kanadez dhe një kozmonaut rus. Koha rekord e udhëtimit dëshmon për përparimin e procedurave të fluturimit dhe ankorimit në stacionin orbital.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news