Bota 2026-04-25 17:10:33 Nga VNA

Sulmet e armatosura në shkolla, presidenti turk Ergogan shkarkon zv/ministrin e Arsimit!

Ndaje në Whatsapp
Sulmet e armatosura në shkolla, presidenti turk Ergogan shkarkon

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, ka shkarkuar zëvendësministrin e Arsimit, pas dy sulmeve me armë në shkolla gjatë muajit prill, që vranë nëntë persona, sipas një dekreti presidencial të botuar në gazetën qeveritare.

Tetë nxënës të moshës 10 dhe 11 vjeç, si dhe një mësues, u vranë kur një 14-vjeçar hapi zjarr në një shkollë në Kahramanmaras.

Sipas autoriteteve, 14-vjeçari kishte në zotërim pesë armë zjarri dhe ishte djali i një ish-komandanti policie, i cili u arrestua.

Në një sulm tjetër në provincën e Sanliurfas, një ish-nxënës hapi zjarr në shkollën e tij të vjetër të mesme dhe më pas kreu vetëvrasje.

Sipas dekretit presidencial, zëvendësministri i Arsimit Nazif Yilmaz u shkarkua nga detyrat e tij dhe u zëvendësua nga Jihad Demirli.

Dy sulmet tronditën opinionin publik dhe Erdogan njoftoi se qeveria e tij do të vendoste kufizime mbi pronësinë e armëve.

Video

Me sa gardistë duhet të “luftosh” për t’i marrë një reagim kryeministrit Rama?

SHISH në shënjestër të hakerëve: “Zbulojmë mbi 600 numra të personelit”

Batuta e Ramës pati sukses vetëm brenda partisë: socialistët u shkrinë së qeshuri.

Prej kohësh, komisionet parlamentare janë kthyer në një formalitet, ku batutat dhe akuzat politike zënë vendin e debatit për projektligjet. Fati i shumicës së tyre është paravendosur, ndërsa deputetëve u mbetet të luajnë shfaqjen e radhës para kamerave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news