Bota 2025-12-25 13:55:00 Nga VNA

Dyshohet se do kryenin sulme gjatë Vitit të Ri, Turqia arreston 115 të mbështetës të Shtetit Islamik

Ndaje në Whatsapp
Dyshohet se do kryenin sulme gjatë Vitit të Ri, Turqia arreston 115

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se kanë penguar disa sulme të planifikuara për ditët e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, duke arrestuar më shumë se 100 anëtarë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).
Bastisjet masive janë kryer në 124 adresa nëpër Stamboll, ka bërë të ditur kryeprokurori i qytetit. Në aksion janë konfiskuar armë zjarri, municione dhe “dokumente organizative”.
Zyrtarët kanë thënë se mbështetësit e IS-it kanë qenë duke planifikuar në mënyrë aktive sulme nëpër Turqi këtë javë, sidomos kundër atyre që nuk i përkasin besimit islam.
Policia i ka arrestuar 115 të dyshuar, mirëpo përpjekjet janë duke vazhduar për t’i arrestuar edhe 22 të tjerë, është thënë në deklaratë.
Zyra e Prokurorit ka thënë se të dyshuarit kanë qenë në kontakt me operativë të IS-it jashtë Turqisë.
Ky njoftim vjen dy ditë pasi agjentë të inteligjencës turke kanë kryer bastisje kundër grupit në kufirin afgano-pakistanez.

Një shtetas turk që dyshohet të ketë pasur rol me rëndësi në një krah të IS-it në rajon, është ndaluar dhe është akuzuar për planifikim të sulmeve kundër civilëve.
Shërbimet turke të sigurisë shënjestrojnë rregullisht të dyshuar për lidhje me IS-in.
Turqia ndan një kufi prej 900 kilometrash me Sirinë, ku grupi vazhdon të operojë në disa rajone.
Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, i cili ka lidhje të ngushta me Qeverinë turke, është zotuar se do të punojë me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për t’i çrrënjosur elementët e IS-it që kanë mbijetuar.
SHBA-ja ka nisur një valë sulmesh kundër pozicioneve të grupit nëpër Siri ditë më parë, si përgjigje ndaj vrasjes së tre amerikanëve.
Dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil janë vrarë nga sulmues të armatosur të IS-it më herët gjatë këtij muaji. (REL)

Video

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë zhvilloi mbrëmjen e së premtes pritjen zyrtare të mirëseardhjes për ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt

Misioni Crew-13 i SpaceX ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) vetëm tetë orë pas nisjes, duke vendosur një rekord të ri amerikan. Në bord ndodheshin katër persona: dy astronautë amerikanë, një kanadez dhe një kozmonaut rus. Koha rekord e udhëtimit dëshmon për përparimin e procedurave të fluturimit dhe ankorimit në stacionin orbital.

Dhuna dhe përplasjet me policinë po shoqërojnë protestat e nxënësve në Francë, ndërsa janë ngritur akuza për përdorim të tepruar të forcës ndaj të miturve. Në disa qytete është përdorur gaz lotsjellës dhe janë raportuar zjarre e incidente mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestat lidhen me mungesën e mësuesve, klasat e mbipopulluara dhe financimin e pamjaftueshëm të arsimit. Autoritetet kanë mobilizuar forca speciale, ndërsa sindikatat paralajmërojnë vazhdimin e protestave.

Ftojmë të gjithë që të vijnë e të na shërbejnë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news