Bota 2025-11-06 21:52:00 Nga VNA

6-vjeçari plagosi mësuesen me armë zjarri brenda klasës: Gjykata e dëmshpërblen me 10 milionë dollarë

Ndaje në Whatsapp
6-vjeçari plagosi mësuesen me armë zjarri brenda klasës:

Një ish-mësuese nga shteti i Virxhinias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dëmshpërblyer me 10 milionë dollarë nga gjykata, pasi u plagos rëndë nga një nxënës 6-vjeçar brenda klasës gjatë orës së mësimit, dy vjet më parë.

Abigail Zwerner, mësuese në shkollën fillore Richneck Elementary School në qytetin Newport News, u qëllua me armë zjarri në janar të vitit 2023, ndërsa po jepte mësim në klasën e parë. Ngjarja tronditi opinionin publik amerikan dhe ngriti sërish debatet për sigurinë në shkolla dhe aksesin e fëmijëve në armë.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Zwerner ngriti një padi civile kundër ish-zëvendësdrejtoreshës së shkollës, Ebony Parker, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 40 milionë dollarësh. Në padi, ajo akuzonte Parker për neglizhencë dhe mosveprim, pasi ishte paralajmëruar disa herë se fëmija mund të kishte sjellë një armë në shkollë atë ditë.

Në seancat gjyqësore, Zwerner rrëfeu momentet e tmerrit që përjetoi dhe pasojat që i la ngjarja. “Mendova se kisha vdekur”, dëshmoi ajo, duke shtuar se kishte kaluar disa operacione kirurgjikale për të rikuperuar nga plagët e marra.

Plumbi që nxënësi qëlloi kaloi përmes dorës së saj dhe i hyri në gjoks, duke i shkaktuar dëmtime të rënda dhe pasoja të përhershme në shëndet.

Ndërkohë, nëna e djalit 6-vjeçar u dënua me gati katër vjet burg për neglizhencë ndaj fëmijëve dhe për mbajtje të paligjshme të armës së zjarrit. Fëmija nuk u akuzua për ndonjë vepër penale për shkak të moshës së mitur dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e një të afërmi, i regjistruar në një shkollë tjetër.

Vendimi i gjykatës për dëmshpërblimin prej 10 milionë dollarësh është cilësuar si një nga rastet më të rëndësishme në historinë e arsimit amerikan, duke theksuar përgjegjësinë institucionale për sigurinë e mësuesve dhe nxënësve brenda ambienteve shkollore.

Video

Agron Shehaj “rrëmben” kopjen e vetme të marrëveshjes me SHBA-në dhe largohet me vrap nga salla. Situata e pazakontë ndodhi në Kuvend pasi administrata nuk kishte kopje për të gjithë deputetët dhe kërkoi që dokumenti konfidencial të lexohej nga 140 deputetë në një sallë të vogël.

Tensione në Kuvend për marrëveshjen me SHBA. Seanca plenare u ndërpre pasi opozita bllokoi foltoren në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për ta shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Mes përplasjeve në sallë, Peleshi mbylli seancën dhe njoftoi se ajo do të rifillojë në orën 15:00, pasi projektmarrëveshja të shqyrtohet fillimisht në komisionet parlamentare.

Tensionohet protesta para Kuvendit, protestuesit hedhin vezë drejt efektivëve. Policia përgjigjet me spraj lotsjellës

Pesë persona janë shoqëruar deri më tani nga policia pas përplasjeve që kanë shoqëruar protestën pranë Kuvendit. Mes tyre është edhe Arben Kola, një nga organizatorët e protestës. Kola shihet teksa terhiqet nga këmbët e duart nga disa efektivë policie, ndërsa mban ende në dorë megafonin që përdorte gjatë protestës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news