Bota 2025-11-06 17:41:00 Nga VNA

Frikë nga helmimi, Sarkozy dyshohet se ushqehet vetëm me kos në burg/ Le Point ngre alarmin

Ndaje në Whatsapp
Frikë nga helmimi, Sarkozy dyshohet se ushqehet vetëm me kos në

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, është vendosur sërish në qendër të vëmendjes mediatike, këtë herë pas një shkrimi të publikuar nga revista franceze Le Point, e cila pretendon se ai ndodhet në burgun Santé në Paris, ku po përballet me kushte të pazakonta ushqimore dhe masa të rrepta sigurie.

Sipas burimeve të medias franceze, Sarkozy, i cili dyshohet se ka nisur vuajtjen e një dënimi për financimin e fushatës elektorale të vitit 2007 nga Libia, ka refuzuar çdo ushqim që i shërbehet në qelinë e tij. Arsyeja, sipas artikullit, lidhet me frikën nga helmimi ose sabotimi i ushqimit nga të burgosurit e tjerë, për shkak të klimës armiqësore ndaj tij.

“Ai nuk prek asgjë që i vjen nga mensa. Ka frikë se dikush mund t’i ketë pështyrë në pjatë, ose më keq, ta helmojë,” citohet të kenë thënë burime pranë ish-presidentit.

Mediat raportojnë se alternativa e gatimit vetë, e lejuar nëpërmjet furnizimit me produkte bazike nga mensa e burgut, është refuzuar gjithashtu nga Sarkozy. Sipas një personi nga rrethi i tij i ngushtë:

“Ai as vezë nuk di të ziejë. Gatimi është i pamundur për të.”

Kjo situatë ka bërë që, prej më shumë se dy javësh, ish-kreu i shtetit të ushqehet ekskluzivisht me kos, një regjim që po ngre shqetësime për shëndetin e tij.

Ndërkaq, sipas Le Point, data 10 nëntor pritet të jetë vendimtare, pasi gjykata do të rishqyrtojë masën ndaj tij dhe mundësinë e lirimit.

Video

Gazetarët izraelitë u përplasën me zyrtarët irlandezë të medias gjatë një konference të tensionuar për shtyp, duke bërë që ndeshja Izrael–Irlandë të zhvillohet në Serbi dhe jo në Dublin

Përplasje të forta në Francë, protestat përshkallëzohen Protestat e nxënësve në Francë janë shoqëruar me përplasje me policinë, gaz lotsjellës dhe zjarre në disa qytete. Protestuesit kërkojnë më shumë investime në arsim, më shumë mësues dhe përmirësimin e kushteve në shkolla. Pamjet tregojnë momentet e tensionuara gjatë protestave.

“Grepi” i SPAK mbërrin te KAYO: industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news