Bota 2026-08-29 08:40:09 Nga VNA

BE paralajmëron Serbinë për funeralin e Mlladiçit: Glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në Evropë

Ndaje në Whatsapp

BE paralajmëron Serbinë për funeralin e Mlladiçit:

Komisioni Evropian ka reaguar pas njoftimit se Ratko Mlladiç pritet të varroset në Serbi me nderime të plota shtetërore, duke theksuar se glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat themelore evropiane.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Komisioni bëri të qartë se u takon autoriteteve serbe të vendosin se çfarë roli do të kenë në organizimin e funeralit, por përcolli një mesazh të prerë lidhur me nderimet ndaj Mlladiçit.

“Komisioni Evropian beson se çdo glorifikim i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe nuk ka vend në BE ose në vendet kandidate për në BE”, thuhet në reagim.

BE rikujtoi se Mlladiç ishte dënuar me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Srebrenicë.

“Nëse Ratko Mlladiç varroset në Serbi, u takon autoriteteve serbe të konfirmojnë çdo rol që mund të kenë në organizimin ose varrimin e tij”, deklaroi Komisioni Evropian.

Reagimi nga Brukseli vjen pasi ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujiç, njoftoi se Mlladiç pritet të varroset në Serbi me nderime të plota shtetërore.

Ratko Mlladiç ishte për vite me radhë një prej personave më të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare. Ai qëndroi në arrati për afro 16 vjet, pasi u padit nga Tribunali i Hagës në vitin 1995, ndërsa u arrestua më 26 maj 2011 në Lazarevo të Serbisë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news