Kronika 2026-08-16 13:23:00 Nga VNA

Atentati i dështuar në Elbasan, Poli Boriçi: Doja të hakmerresha për vëllain, Ermiri e la të paralizuar

Ndaje në Whatsapp
Atentati i dështuar në Elbasan, Poli Boriçi: Doja të

Poli Boriçi, 52-vjeçari që u arrestua dje pas atentatit të dështuar në Elbasan ndaj Ermir Bitocit, tha para hetuesve se tentoi ta kryente vrasjen në shenjë hakmarrjeje.

“E bëra në shenjë hakmarrjeje për vëllain tim, që Ermiri e plagosi 15 vite më parë në Tiranë”, ka deklaruar, duke theksuar se vëllai pësoi dëmtime të rënda deri në paralizë.

Ndërkohë, 50-vjeçari Ermir Bitoci, shënjestër e atentatit, ka thënë se marrëdhëniet mes dy familjeve janë normalizuar dhe ata jetonin qetësisht në të njëjtën lagje.

Konflikti i vjetër mes dy familjeve është pista më e fortë për hetuesit. Por ata nuk përjashtojnë as pistat e tjera.

Boriçi shkoi i armatosur në lokalin ku ndodhej Ermir Bitoci dhe tentoi ta vriste. Pavarësisht se qëlloi 3 herë, arma nuk shkrepi, për pasojë shënjestra shpëtoi.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news