Kronika 16 May 2024, 22:09 Nga VNA

Ekzekutuimi i efektivit/ Gazetarja Lala tregon detaje: Polici është me shpinë në momentin që qëllohet

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutuimi i efektivit/ Gazetarja Lala tregon detaje: Polici është me

Në emisionin “Open” në News24, Lala u shpreh se Mërnica është një vrasës gjakftohtë dhe i tmerrshëm, ndërsa ngre dyshime për motivet e krimit.

Lala ngre pyetjen: Si ka mundësi që një 23 vjeçar, me familje të skeduar lëviz i armatosur?

“Kriminelë të kësaj natyre janë të tmerrshëm. Mjafton të shikosh lëvizjet, faktin që familja e inkurajon është trishtuese për këtë vend. Prokuroria nëse ka vullnetin ta hetojë. Azgan Mërnica nuk mund të na shitet si hero, është vrasës i një efektivi policie”, tha nder te tjera Lala.

Klodiana Lala:  Azgan Mërnica është një vrasës gjakftohtë dhe nuk e them këtë vetëm për faktin se është ekzekutuar një efektiv i forcave shqiponja, por sepse familja e tij është e skeduar për krime. Duke qenë se ai ishte në arrati, ai ishte i armatosur, edhe pse kur u dorëzua kishte thënë që armën e kishte hedhur.

U tentua të trajtohej si një incident, një konflikt i ndodhur mes dy personave. Ndërkohë në pamjet filmike të ngjarjes, të momentin të vrasjes që unë kam parë, janë pamje të rënda, ai e qëllon me plumb në kokë. Polici është me shpinë në momentin që qëllohet, e shikon autorin, madje është një moment që ai tenton të vendosë dorën në pistoletën e shërbimit, por nuk arrin sepse ai e qëllon. Unë dyshoj që ka diçka përtej një sherri banal.

Si ka mundësi që një 23 vjeçar, me familje të skeduar lëviz i armatosur? Këto elemente më bëjnë të dyshoj se kjo nuk është një ngjarje ka ndodhur për atë sherrin. Duhet hetuar më gjerë e gjatë.

Kriminelë të kësaj natyre janë të tmerrshëm. Mjafton të shikosh lëvizjet, faktin që familja e inkurajon është trishtuese për këtë vend. Prokuroria nëse ka vullnetin ta hetojë. Azgan Mërnica nuk mund të na shitet si hero, është vrasës i një efektivi policie.

 

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme