Politika 21 June 2024, 18:08 Nga VNA

E premtja e “zezë” për mandatin e Berishës/ Flamur Noka kërcënon: Situata do të eskalojë nëse...

Ndaje në Whatsapp
E premtja e “zezë” për mandatin e Berishës/ Flamur

Kjo e premte shënon 6 muaj mungesë të Sali Berishës në Kuvend duke i hapur rrugë interpretimit  ligjor nëse humb apo jo mandatin.

Kuvendi nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap zyrtar, por për demokratet mandatit i liderit te opozitës është vija e kuqe e bashkëjetesës politike në vend.

Noka: Do të thotë, se nëse regjimi bën eskalimim mbi ligj dhe mbi Kushtetutë, atëherë demokratët do japin sinjale që situata do të eskalojë. Asnjë rrugë tjetër s’ka. I them Lindës së Parlamentit si instrument në duart e sulltan Surrelit bëni kujdes.

Cila qoftë vendimmarrja e Kuvendit opozita ka në plane të tregojë muskujt dhe zbresë në shesh duke iu rikthyer protestave kombëtare. Për Top Channel Flamur Noka konfirmon se më e afërta parashikohet në muajin korrik.

Noka: Narkoregjimi duhet të marrë vetëm një rrugë, përballje me protesta, me mosbindja civile, do t’i propozojmë kryesisë që para mesit të korrikut duhet të kemi një protestë.

Në një mbledhje të ngushtë që sekretari i përgjithshëm zhvilloi në selinë blu një ditë më parë u vendos jo vetëm për përshkallëzim të aksionit, por edhe për përgatitjen e një rezolutë bashkimi me demokratët e Lulzim Bashës.

Noka: Dy kolegë deputetë me të cilët jemi në bisedime, jemi edhe me të tjerë në bisedime. Me ish drejtuesit me këshilltarët. Rezoluta këtë do të përcaktojë vijën në cilën do të ecë ky bashkim.

Të hënën Kryesia pritet të caktojë  jo vetëm datën e protestës se korrikut por edhe ti japë dritën jeshile rezolutës së bashkimit, rezultati i parë i se cilës pritet te shihet këtë muaj me caktimin e drejtuesve të qarqeve.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme