Kronika 22 August 2024, 18:59 Nga VNA

Dogana e Kosovës reagon për mbetjet toksike: Eksportet tona janë lëndë e parë që nuk është e rrezikshme. Por kemi hapur një hetim

Ndaje në Whatsapp
Dogana e Kosovës reagon për mbetjet toksike: Eksportet tona janë

Për kontejnerët me mbetje toksike ka reaguar edhe Dogana e Kosovës, çështje për të cilën Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet. Në reagimin e tyre thuhet se në të dhënat që disponojnë për eksportet nuk ka dërgesa me mbetje të rrezikshme. Ndërsa dyshimet e eksporteve të ngritura nga Dogana e Durrësit, ajo e Kosovës shprehet se janë koncentrate zinku dhe jo mbetje. Për këtë ata thonë se kanë marrë edhe testet nga kompania që i ka eksportuar.

“Dogana e Shqipërisë i ka referuar këto mallra si koncentrat zinku, të eksportuara nga një kompani e regjistruar në Kosovë drejt një kompanie zvicerane. Duke qenë se Dogana e Kosovës nuk ka qasje në ndonjë raport zyrtar është e vështirë të përcaktojmë saktësinë e rrjedhës së ngjarjeve, përderisa nga kërkimi në të dhënat tona të eksportit, kemi konstatuar se:

– Nuk ka eksport të mbeturinave të rrezikshme që i përgjigjen dërgesave të natyrës së atyre të raportuara në media.

– Janë identifikuar eksporte qe referohen në deklaratën për media nga Dogana e Shqipërisë, dhe produkti në fjalë, siç edhe është theksuar nga Dogana e Shqipërisë është koncentrat zinku dhe jo mbetje. Për këtë produkt pronari i subjektit eksportues ka ofruar test raportet nga kompania e mirënjohur e testimeve te industrisë SGS” - thuhet nga Dogana e Kosovës.

Për të qenë sa më e qartë me publikun, në reagimin e saj Dogana e Kosovës shpjegon se koncentratet e zinkut janë të nxjerra nga miniera e Trepçës dhe janë eksportuar në vazhdimësi. Për këtë arsye, Dogana e Kosovës thotë se lënda e parë nëse i referohemi Konventës së Bazelit nuk quhet mbetje e rrezikshme.

“Koncentratet e zinkut janë eksportuar në vazhdimësi dhe për dallim nga raportimi i mediave shqiptare dhe ndërkombëtare, nuk bëhet fjalë për mbetje (electric arc furnace dust siq i referohet Bloomberg), por për koncentrat zinku të nxjerrë nga Trepça. Ky institucion thotë se produkti koncentrat zinku i eksportuar ka përbërje të koncentruar të Zinkut (Zn), Hekurit (Fe), Plumbit (Pb) etj, dhe si i tillë nuk klasifikohet si mbetje. Legjislacioni që rrjedhë nga Konventa e Bazelit për Mbetjet e Rrezikshme aplikohet tek mbetjet dhe jo tek lënda e parë që eksportohet. Eksporte te ngjashme bëhen vazhdimisht nga industria e Republikës së Kosovës dhe nuk ka pasur ndonjëherë pretendime për klasifikim të këtyre produkteve si mbetje të rrezikshme”, shton dogana.

Por përtej sqarimit, Dogana e Kosovës nuk e ka lënë me kaq pasi thotë se ka hapur një hetim të gjerë mbi këtë çështje dhe do të shqyrtojë të gjitha çështjet e ngritura me këto dërgesa dhe do t’i bëjë publike.

Kujtojmë se ngarkesa për të cilën bëhet fjalë është ajo e Prillit që ka mbërritur në portin e Guqngzhu në Kinë.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme