Kronika 21 August 2024, 20:04 Nga VNA

Zëri i Amerikës: Transporti i mbetjeve të rrezikshme, Prokuroria e Durrësit: Hetimet, bashkë me partnerë ndërkombëtarë

Ndaje në Whatsapp
Zëri i Amerikës: Transporti i mbetjeve të rrezikshme, Prokuroria

Prokuroria e Durrësit njoftoi të mërkurën se ka nisur hetimet, në bashkëpunim me Zyrën Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF), mbi më shumë se 800 ton mbetje që dyshohet të jenë të rrezikshme, të ngarkuara në 100 kontenierë të nisur nga Porti i Durrësit në fillim të muajit korrik.

Sipas një njoftimi zyrtar, hetimi ka nisur mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, ndërkohë që dhe Drejtoria e Policisë së Durrësit ka referuar një tjetër material hetimor nën dyshimet për veprën penale “Transportimi i mbetjeve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, bazuar në “informacione të marra nga media”.

Alarmi për transportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u dha nga Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), një organizatë eksperte në çështjet e drejtësisë mjedisore, e cila e ka marrë emrin nga Konventa e Bazelit e vitit 1989, ku përcaktohen kufizime të qarta për tregtimin e mbetjeve të rrezikshme.

Ngarkesa mësohet të ketë zanafillën tek mbetjet e krijuara gjatë proceseve teknologjike nga aktiviteti i Kompanisë turke Kurum në zonën e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan.

Dyshimet janë që transporti të jetë kryer nën dokumenta te falsifikuara si mbetje jo të rrezikshme. Ato janë shkarkuar në Terminalin e mallrave rifuxho në portin e Durrësit duke u ngarkuar më pas në konteinerë. Ndalesa e parë ka qenë fillimisht në portin e Triestes në Itali, ku kontenierët janë ngarkuar në anije të tjera, me destinacion Tajlandën.

Alarmi nga organizata BAN pasoi reagime të shumta dhe autoritetet tajlandeze njoftuan se refuzojnë shkarkimin në vendin e tyre të kontenierëve, të cilët po transportohen në bordin e dy anijeve të kompanisë ndërkombëtare Maersk. Me gjasë, sipas njoftimeve të ndryshme ndërkombëtare, ngarkesa do të duhet të rikthehet në Shqipëri, ku autoritetet kanë qenë të rezervuara në informacionet e tyre publike.

Hetimet e Prokurorisë pritet të hedhin dritë mbi të gjithë zinxhirin e veprimeve për të fshehur transportin e këtyre mbetjeve, një proces që sipas rregullave duhet të shoqërohet me procedura strikte. Prokuroria bëri të ditur se, përveç Olaf-it, ajo po bashkëpunon dhe “me institucionet ligjzbatuese shqiptare e partnerët ndërkombëtarë, për të sqaruar në mënyrë të shpejtë dhe të plotë të gjitha rrethanat e ngjarjes”./VOA/

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme