Kronika 22 Gusht 2024, 17:45 Nga VNA

Drejtoresha e shoqatës që ngritën alarmin për mbetjet toksike: Origjina e tyre është Shqipëria. Qeveria ka për detyrë kostot e këtyre dërgesave

Ndaje në Whatsapp
Drejtoresha e shoqatës që ngritën alarmin për mbetjet

Drejtoresha Ekzekutuve e shoqatës tajlandeze “Thailand Earth”, Penchom Saetang, në një intervistë për Syri TV ka folur për mbetjet toksike që ishin nisur nga Porti i Durrësit. Shoqata që ajo drejton ishte e para që dha alarmin për 800 ton mbetje që ishin nisur nga Shqipëria.

Saetang tha se mbetjet kishin si destinacion Tajlandën. Ajo më tej tha se shoqata e saj sapo e mori vesh këtë transport njoftoi autoritetet e vendit për ta ndaluar këtë ngarkesë për ta kontrolluar.

“Po në fillim nuk e morëm këtë informacion për eksportin, kishim thjesht informacion që këto mbetje do dilnin prej Shqipërisë do kalnin prej Italise dhe Marokut, më pa Singapor dhe së fundi Tajlajnde, ndaj organizata ime, ne, dërguam informacion këtyre vendeve që të ndalonin dhe të kontrollonin nëse materiali apo se çfarë gjendej brenda kontenierëve ishte i rrezikshëm, apo jo dhe nëse po do të kthehej në Shqipëri sepse është kundër rregullave dhe konventave përkatëse, gjithashtu i kemi dërguar letra qeverive përkatëvse për të ndaluar këto mbetje sidomos Singaporit nëse mbetjet arrinë në Singapor dhe vijojmë të monitorojmë dhe zbuluam se gjithashtu në lidhje më gjurmimin e këtyre mbetjeve në lidhje me kalimin e tyre nga Afrika e Jugut” - u shpreh Saetang.

Saetang gjithashtu e konfirmoi se vendi i origjinisë së mbetjeve është Shqipëria. Sipas saj është përgjegjësi e qeverisë së Shqipërisë për kostot, dëmet apo shpenzimet që gjenerohen prej këtyre dërgesave.

Video

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një video të shkatërrimit të një tuneli nëntokësor të Hezbollahut që ishte mbi 140 metra i gjatë. Shkatërrimi ndodhi mëngjesin e së enjtes duke përdorur më shumë se 24 tonë eksplozivë. Tuneli nëntokësor ndodhej në zonën Ras Binda në Libanin jugor.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme