Kronika 19 June 2026, 11:59 Nga VNA

“Do e drogojmë Europën”, zbardhen bisedat mes Shpëtim Aliut dhe Sokol Bibajt. Si organizata kriminale trafikoi tonelata kokainë

Ndaje në Whatsapp
“Do e drogojmë Europën”, zbardhen bisedat mes Shpëtim

Zbardhen detaje të reja lidhur me organizatën kriminale të drejtuar nga Salvatore alias Shpëtim Aliu, që furnizonte me kokainë disa grupime kriminale. Një prej këtyre grupimeve drejtohej nga Sokol Bibaj, për të cilin është firmosur urdhër arrest nga SPAK.

Nga hetimet ka rezultuar se Sokol Bibaj ka qenë i përfshirë në trafikimin e sasisë prej 4.1 tonë kokainë, me datë 16 dhjetor 2020, e sekuestruar në portin e Roterdamit në Holandë, ngarkesë e cila ishte dërguar nga Salvatore alias Shpëtim Aliu. Sokol Bibaj, sipas hetuesve, ka qenë në rolin e porositësit. Po ashtu rezulton se Bibaj ka qenë i përfshirë edhe në trafikimin e sasisë prej 1 ton e 50 kg kokainë, e sekuestruar në Kolumbi më 3 shkurt 2021, ngarkesë e dërguar nga Salvatore Aliu. Edhe në këtë rast Bibaj ka qenë porositës.

Hetuesit sqarojnë se sa i përket organizimit të trafikimit të ngarkesave të konsiderueshme me kokainë nga Ekuadori drejt Europës, Sokol Bibaj identifikohet si porositës i ngarkesave me kokainë te Salvatore alias Shpëtim Aliu. Ky i fundit mundësonte nisjen e sigurt të ngarkesave me kokainë nga Ekuadori drejt Europës.

Me interes janë sipas hetuesve komunikimet e datës 30 tetor 2020 të Salvatore Shpëtim Aliut dhe Sokol Bibajt, të cilët diskutojnë mbi kapacitetet respektive që kanë në trafikun e drogës.

Salvatore alias Shpëtim Aliu i tregon Bibajt se edhe pse më parë ka vuajtur shumë, aktualisht gjendet në një pozicion shumë të mirë dhe zakonisht për çdo javë nis 1 ose 2 tonë kokainë. Bibaj i përgjigjet se vetë bën edhe 8 tonë në javë.

Gjatë një bisede mes tyre, Sokol Bibaj shprehet se “do e drogojnë Europën”, duke qenë të vetëdijshëm për sasitë e larta të kokainës që kanë sjellë dhe do të sjellin në Europë.

Nga hetimet është provuar se Sokol Bibaj dhe vëllezërit e tij i kanë pastruar paratë e kokainës në ndërtim në Shqipëri. Ndërsa organizata e drejtuar nga Shpëtim Aliu furnizonte me kokainë disa grupe që drejtoheshin nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika, Armando Pacani, etj.

Në total, SPAK firmosi 10 urdhër-arreste, ndërsa sekuestroi 150 milionë euro pasuri.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme