Lifestyle 12 August 2026, 10:25 Nga VNA

Dita kur qielli “çmendet”/ Eklipsi total, 100 meteorë në orë dhe gjashtë planetë në të njëjtën ditë

Ndaje në Whatsapp
Dita kur qielli “çmendet”/ Eklipsi total, 100 meteorë

Qielli ofron këtë të mërkurë, 12 gusht, një kombinim të rrallë fenomenesh astronomike: një eklips total të Diellit, kulmin e shiut të meteorëve Perseidë dhe një “paradë” prej gjashtë planetësh, të gjitha brenda së njëjtës ditë.

Fenomeni më spektakolar do të jetë eklipsi total i Diellit. Sipas NASA-s, hija e Hënës do të kalojë mbi Groenlandë, Islandë, veriun e Rusisë, Atlantikun, Spanjë dhe një pjesë shumë të vogël të Portugalisë. Në pjesën më të madhe të Europës eklipsi do të jetë i pjesshëm. 

Në Spanjë spektakli do të jetë veçanërisht mbresëlënës, pasi errësimi i plotë do të ndodhë pak përpara perëndimit të Diellit. Në León, për shembull, faza totale pritet të nisë rreth orës 20:28 dhe të zgjasë më pak se dy minuta. Në Valencia do të ndodhë rreth orës 20:32. Në Reykjavík të Islandës, errësimi i plotë do të nisë rreth orës 17:48. 

Por eklipsi është vetëm një nga spektaklet e 12 gushtit.

Përpara lindjes së Diellit, në qiell do të shfaqen në të njëjtën zonë të gjerë gjashtë planetë: Mërkuri, Jupiteri, Marsi, Saturni, Urani dhe Neptuni. Disa prej tyre mund të dallohen me sy të lirë, ndërsa për Uranin dhe Neptunin nevojiten dylbi ose teleskop. 

Dhe pasi të bjerë nata vjen akti i tretë.

Perseidët, një nga shirat më të njohur dhe më spektakolarë të meteorëve të vitit, arrijnë kulmin pikërisht në këtë periudhë. Në kushte ideale mund të shihen dhjetëra meteorë në orë, ndërsa këtë vit kushtet janë veçanërisht të favorshme për shkak të qiellit të errët pranë Hënës së re. 

Perseidët krijohen kur Toka kalon përmes grimcave të lëna pas nga kometa Swift-Tuttle. Kur këto grimca hyjnë me shpejtësi të madhe në atmosferën e Tokës, digjen dhe krijojnë vijat e ndritshme që duken si “yje që bien”.

Kombinimi i tri fenomeneve e ka kthyer 12 gushtin 2026 në një nga ditët më të veçanta astronomike të vitit: planetët në agim, Hëna që mbulon Diellin në mbrëmje dhe Perseidët që marrin skenën gjatë natës.

Për ata që do të ndjekin eklipsin, NASA paralajmëron se Dielli nuk duhet parë drejtpërdrejt pa syze të posaçme për eklipsin, përveç minutave të shkurtra të totalitetit në zonat ku Dielli mbulohet plotësisht nga Hëna. Syzet e zakonshme të diellit nuk ofrojnë mbrojtjen e nevojshme.

Video

Ka mbërritur në Gjykatën e Korçës Kristian Sterjo, 20 vjeç, i akuzuar për vrasjen e Johan Zukos. Sterjo është shoqëruar nën masa të shtuara sigurie, ndërsa në gjykatë do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. 20-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Një avion Boeing 737 i kompanisë American Airlines u përplas me një shpend pak pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, SHBA. Si pasojë e përplasjes, nga një prej motorëve të avionit u shfaqën flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme