Kronika 15 August 2024, 09:23 Nga VNA

Diktatura dixhitale/Facebook nuk lejon të postohen lajme për drejtorin e Policisë Rrumbullaku

Ndaje në Whatsapp
Diktatura dixhitale/Facebook nuk lejon të postohen lajme për drejtorin

Ashtu siç njoftoi në konferencën për shtyp, Drejtori i Policisë duket se ka marrë masa ndaj medias pasi i akuzoi për baltosje për lajmin e vrasjes në Pogradec.

Gazetarja, Blerina Gjoka ka ndarë një postim në llogarinë e saj në “Facebook” ku tregon se platforma nuk i ka lejuar gazetarët të postojnë lajmin për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Gjoka shkruan se “Facebook” nuk i lejon të postojnë lajmin për Rrumbullakun që sulmon mediat.

Gazetari Isa Myzyraj në komentet e postimit të gazetares, ka publikuar një foto ku tregon se edhe atij i është fshirë postimi në lidhje me Rrumbullakun.

 

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme