Kronika 16 August 2024, 11:45 Nga VNA

Dervishaj: Në Dubai më thanë të rrezikohet jeta, nuk më dhanë shpjegim pse më dëbuan. GJKKO i komunikoi masën per vrasjen e Klodian Saliut

Ndaje në Whatsapp
Dervishaj: Në Dubai më thanë të rrezikohet jeta, nuk më

Gjykata Posaçme la në fuqi masën e sigurisë arrest ne burg Plarent Dervishajn, i cili është i pandehur për vrasjen e Klodian Saliut në vitin 2005 ne Durrës. Avokati i Dervishaj deklaroi se arrestimi i klientit të tij është bërë që në 6 gusht dhe ka vazhduar deri ditën kur e sollën në Tiranë.

Në momentin që Autoritet e Dubait e kanë hipur në avion, i kanë dhënë pasaportën dhe biletën, por asnjë shpjegim përse e dëbuan nga shteti i tyre.

Devishiaj deklaroi në seancë: "Në momentin që më morën më thanë se ndaj meje ka rrezik për jetën. Arresti im ka vazhduar deri në momentin që më derguan në aeroportin e Rinasit".

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme