Politika 14 November 2024, 14:29 Nga VNA

Debat mes Shehajt dhe Koçiut për mungesën e ilaçeve në Onkologjik/ PD pa interes për çështjen, largohet nga salla

Ndaje në Whatsapp
Debat mes Shehajt dhe Koçiut për mungesën e ilaçeve

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputeti Agron Shehaj ka sjellë në vëmendje një rast të rëndë, atë të vdekjes së një qytetari 39-vjeçar për shkak të mungesës së ilaçeve në spitalin e Onkologjikut. Në fjalën e tij, Shehaj theksoi se zgjodhi të flasë në emër të një babai që kishte humbur të birin, duke kërkuar përgjigje konkrete nga Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Shehaj vazhdoi me akuza të rënda për korrupsion, duke pretenduar se fondet për ilaçet janë përdorur për pasuri personale. “Fusni dorën në çantën tuaj zonja ministre, keni paratë e ilaçeve, i keni bërë vila, resorte, u bëtë milionere,” u shpreh ai.

Ministrja Koçiu nuk i dha asnjë përgjigje akuzave të deputetit por vijoi me propagandë duke e kritikuar atë për shfrytëzimin e tragjedive për përfitime politike.

Diskutimi për mungesën e ilaçeve nuk duket se ngjalli interesin e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët u larguan nga salla sapo nisi interpelanca. Për më shumë se dy orë, nga vendi dhe foltorja nuk ndaluan së foluri apo bërtituri me ankesa të vazhdueshme për çfarë kishte ndodhur në Komisionin e Sterilizimit. Megjithatë, akuzat për një çështje aq të ndjeshme sa mungesa e ilaçeve në spitalin Onkologjik dhe përgjegjësia e Ministrisë për të dhënë shpjegime, duket se nuk tërhoqën vëmendjen e tyre.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme