Bota 20 June 2025, 15:11 Nga VNA

Cameron nën akuzë: ‘Kërcënoi Gjykatën Ndërkombëtare për të shpëtuar liderët izraelitë’

Ndaje në Whatsapp
Cameron nën akuzë: ‘Kërcënoi Gjykatën

Disa deputetë britanikë kanë kritikuar ashpër qeverinë e mëparshme pas një raporti të publikuar së fundmi nga media britanike Middle East Eye (MEE), ku pretendohet se ish-Sekretari i Jashtëm, David Cameron, ka “kërcënuar privatisht” të tërhiqte Mbretërinë e Bashkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) dhe t’i ndërpriste fondet, nëse kjo e fundit do të vazhdonte me lëshimin e urdhër-arresteve për zyrtarët izraelitë, lidhur me krimet e supozuara të luftës në Gaza.

Sipas raportit të publikuar të hënën, MEE citon burime me njohuri të drejtpërdrejtë për një bisedë telefonike që Cameron dyshohet ta ketë zhvilluar më 23 prill 2024 me prokurorin e përgjithshëm të ICC-së, Karim Khan, menjëherë pasi ky i fundit kishte njoftuar se do të aplikonte për urdhër-arreste ndaj Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Raporti, duke iu referuar dokumentacionit të mbledhur nga stafi i mëparshëm i zyrës së Khan dhe burimeve të tjera të paidentifikuara, pohon se Cameron i kishte thënë prokurorit të ICC-së se një vendim i tillë do të ishte “si të hidhje një bombë hidrogjeni”. Gjithashtu, ai kishte paralajmëruar se nëse gjykata vazhdonte me procedurat, Mbretëria e Bashkuar do të ndërpriste financimin dhe do të tërhiqej nga Statuti i Romës, që themelon ICC-në.

Sipas burimeve të cituara nga MEE, prokurori Karim Khan nuk e ka pranuar presionin, duke u shprehur më pas se “nuk më pëlqen të më bëhet presion”. Ai shtoi: “Nuk mund të them nëse arrin nivelin e shantazhit – por nuk më pëlqen të kërcënohem.” Khan, sipas raportit, i konsideroi këto ndërhyrje si një degradim të qëndrimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë së gjykatës dhe sundimit të ligjit ndërkombëtar.

David Cameron, që ka qenë Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar në periudhën 2010–2016 dhe aktualisht është anëtar i Dhomës së Lordëve, nuk ka reaguar ndaj raportit. Edhe prokurori Karim Khan është cituar të ketë thënë për MEE: “Nuk kam asnjë koment për të bërë në këtë moment.”

Pas publikimit të raportit, deputetja e Partisë Laburiste Zarah Sultana ka reaguar përmes rrjetit X (ish-Twitter), duke thënë se Cameron dhe çdo ministër britanik i përfshirë në armatosjen dhe mbështetjen e gjenocidit të Izraelit në Gaza duhet të hetohen.

Deputeti i Partisë Kombëtare Skoceze, Chris Law, i cilësoi pretendimet si “tronditëse”, duke shtuar se edhe me qeverinë aktuale të Laburistëve “nuk po shohim ndonjë përmirësim të madh”.

Raporti ka hapur debat të fortë mbi ndërhyrjet politike ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe mbështetjen e qeverisë britanike për Izraelin, duke ngritur shqetësime për integritetin institucional dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme