Sociale 29 September 2026, 10:29 Nga VNA

Blegtorët i drejtohet qeverisë me 7 kërkesa, nga heqja e akcizës te nafta te rialokimi i fondeve

Ndaje në Whatsapp
Blegtorët i drejtohet qeverisë me 7 kërkesa, nga heqja e

Sektori i blegtorisë gjendet në vështirësi, për shkak të kostove të larta dhe subvencioneve të ulëta. Përfaqësues të sektorit rikthejnë në vëmendje nisjen e protestave nëse nga institucionet nuk do të plotësohen kërkesat e tyre.

Disa blegtorë prodhues përfaqësues për sektorin, tashmë i janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Bujqësisë Andis Salla dhe ministrit të Financave Petrit Malaj, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për situatën e sektorit të qumështit.

Në letrën e tyre, blegtorët shprehen se sektori ndodhet në kushte të vështira dhe se nevoja për zgjidhjen e problematikave është bërë gjithnjë e më emergjente.

Blegtorët kujtojnë dakordësimin e bërë në takimin e 7 prillit 2026 me ministrat e Bujqësisë dhe të Financave, kur sipas tyre ishte rënë dakord që çështjet e sektorit të trajtoheshin në muajin shtator. Por, sipas blegtorëve, situata e tregut nuk lejon më shtyrjen e zgjidhjeve.

“Aktualisht blegtoria është në kushte të vështira mbijetese dhe nevoja për zgjidhjen e kërkesave tona bëhet përditë edhe më emergjente. Kemi pritur Shtatorin sipas dakordësimit të bërë në takimin e datës 07.04.2026, por kjo pritje nuk mund të shtyhet më tej. E rrjedhur kjo nga problematikat që janë të njohura, por dhe ato të pa parashikuara që ndodhet sot tregu në Shqipëri”, theksohet në letrën e tyre.

Blegtorët rendisin 7 kërkesa konkrete për plotësim ndaj qeverisë. Një nga kërkesat kryesore të përfaqësuesve të sektorit lidhet me uljen e kostove të prodhimit përmes heqjes së akcizës dhe taksave mbi naftën për sektorin e blegtorisë.

Kjo kërkesë ishte edhe në qendër të protestave të fermerëve të zhvilluara në fillimin e muajit prill, të cilët kanë kërkuar rikthimin e skemës së naftës së subvencionuar. Heqja e skemës së naftës erdhi në një periudhë kur çmimet e karburanteve dhe të inputeve bujqësore pësuan rritje të konsiderueshme, duke shtuar presionin mbi fermerët për shtim të kostove prodhuese.

Një tjetër kërkesë konkrete financiare është që pjesa e fondeve të parealizuara nga skema për kompensimin 10% të TVSH-së të rialokohet për subvencionimin e blegtorëve.

Pra blegtorët prodhues kërkojnë që fondet e parashikuara për dhënien e kompensimit të TVSH-së 10%, por të papërdorura, të orientohen drejt mbështetjes së sektorit të blegtorisë.

Aplikimet për kompensimin e TVSH-së 10% kanë nisur nga 1 korriku. Efekti financiar në vitin e parë të zbatimit llogaritet rreth 1.5 mld lekë apo rreth 15 mln euro. Nga blegtorët është përsëritur disa herë se skema e kompensimit nuk pritet të jetë efikase, pasi masa e kompensimit përcaktohet në bazë të autofaturave të lëshuara prej grumbulluesve për blerjet e bëra te fermerët dhe blegtorët, që në shumë raste i lëshojnë me vlera që iu shërbejnë atyre për rregullimin e bilanceve.

Një tjetër kërkesë është rishikimi i skemave ekzistuese të mbështetjes dhe shtimi i subvencioneve për blegtorët. Sipas prodhuesve, niveli aktual i mbështetjes nuk mjafton për të përballuar kostot dhe vështirësitë me të cilat përballet sektori.

Kërkesa të tjera të tyre janë është krijimi i një laboratori shtetëror  për kryerjen e analizave të qumështit, rikthimin e tarifave për importin e qumështit pluhur, vajit të palmës.

Blegtorët kërkojnë që nga institucionet të forcohet kontrolli për qumështin e importit për përmbajtje të lëndëve të ndaluara. Ndërsa për ta problem mbetet edhe përmbajtja e etiketave të prodhimeve të produkteve të bulmetit, për rastet kur për prodhim vendas përdoret qumësht i importit.

Edhe më herët përfaqësues të blegtorëve ngritën për Monitor shqetësimin e vështirësive që po has sektori dhe paralajmëruan rikthimin e protestave në fillim të muajit shtator, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Kërkesat e blegtorëve prodhues 

Krijimi i një laboratori shtetëror për analizat e qumështit;
Uljen e çmimit të naftës për blegtorët duke hequr akcizën dhe taksat;
Vendosjen e tarifave për produktet e vajit të palmës, qumështit pluhur dhe hirrës;
Rishikimin dhe shtimin e subvencioneve të dhëna ndaj blegtorëve;
Etiketimi e produkteve duke treguar vendin e origjinës së qumështit me të cilin prodhohet;
Rialokimin e pjesës së parealizuar nga skema e 10% në subvencione për blegtorët;
Kontrolle në kufi për qumështin e importit për aflatoksinë, proteinë, yndyrë dhe ngarkesë mikrobiologjike.
“Kërkesat e sipërcituara janë jetike për situatën ku ndodhet aktualisht sektori i blegtorisë dhe rrjedhimisht kërkojmë një takim të përbashkët me të dy Ministritë sa më parë që të jetë e mundur pasi çdo ditë e më tepër po vështirësohet mbijetesa e këtij sektori”, theksojnë blegtorët në letrën e tyre./Monitor

Video

Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale u shfaq me sytë e mbyllur dhe kokën të ulur, duke krijuar përshtypjen se po dremiste. Momenti ndodhi teksa zyrtarë të tjerë po flisnin gjatë prezantimit të një projekti prej 15 miliardë dollarësh për ndërtimin e një fabrike çeliku në Iowa. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa kritikët e Trumpit nisën ta ironizojnë. Edhe Hunter Biden reagoi në X me pyetjen: “Kush është ‘i përgjumur’?” Shtëpia e Bardhë i ka mohuar pretendimet se presidenti po flinte.

Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale u shfaq me sytë e mbyllur dhe kokën të ulur, duke krijuar përshtypjen se po dremiste. Momenti ndodhi teksa zyrtarë të tjerë po flisnin gjatë prezantimit të një projekti prej 15 miliardë dollarësh për ndërtimin e një fabrike çeliku në Iowa. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa kritikët e Trumpit nisën ta ironizojnë. Edhe Hunter Biden reagoi në X me pyetjen: “Kush është ‘i përgjumur’?” Shtëpia e Bardhë i ka mohuar pretendimet se presidenti po flinte.

Një ekip i TVP Info në Poloni ka filmuar momentin kur një makinë përplasi një 14-vjeçare që lëvizte me skuter elektrik në qytetin Kościerzyna. Gazetari ndodhej në zonë duke raportuar për një tjetër aksident tragjik, ku më herët kishte humbur jetën një 3-vjeçar, kur kamerat regjistruan përplasjen. Fatmirësisht, 14-vjeçarja pësoi vetëm lëndime të lehta dhe nuk pati nevojë për shtrim në spital. Hetimet për aksidentin vijojnë.

Pamje që kanë shkaktuar reagime vijnë nga Vénissieux, Francë, ku policia ndërhyri me forcë ndaj nxënësve që protestonin pranë gjimnazit Jacques-Brel. Në një nga videot, një efektiv shihet duke e kapur me forcë për flokësh një të re gjatë ndalimit, një mënyrë ndërhyrjeje që ka ngritur pikëpyetje dhe kritika për proporcionalitetin e forcës së përdorur ndaj protestuesve të rinj. Nxënësit protestuan në kuadër të një mobilizimi më të gjerë në Francë, duke kundërshtuar mbipopullimin e klasave, mungesën e mësuesve dhe kushtet në sistemin arsimor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme