Kronika 15 Maj 2024, 16:23 Nga VNA

Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Ndaje në Whatsapp
Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Mësohet se Balluku është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Burime për VNA, bëjnë me dije se Balluku ëpyetur për shkëmbimin e korrespodencës me kryebashkiakun Erion Veliaj për njësinë e zbatimit të kontratës, që nuk u ngrit kurrë.

Balluku ndodhet ende në zyrat e SPAK, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë një deklaratë për mediat pasi të dalë.

Video

Nëse nuk jeni mësuar me sherre në Korçë, sot PD ja ka dalë t’i sherros si rrallëherë korçarët me njëri tjetrin. Momente nga procesi i dështuar i votimit për kryetarin e degës së PD-së në këtë qytet

Vijojnë debatet për zgjedhjen e kreut të PD dega Korçë, ku u përfshi edhe deputeti i PD, Fidel Kreka. Procesi i votimit u pezullua dy herë pasi disa persona tentuan të votonin pa figuruar në listat e anëtarësisë ose pa dokument përkatës. Ivi Kaso tha se gjithçka lidhet me zbatimin e rregullave, ndërsa kandidati Harito Zoto kundërshtoi, duke theksuar se shumë anëtarë mungojnë padrejtësisht nga listat.

Një pjesëmarrje masive, sipas traditës së Koresë së Veriut: në pamje shihet takimi publik mes liderit Kim Jong-un dhe përfaqësuesve të Lidhjes Rinore të partisë në pushtet në Phenian. Shtrëngime duarsh, përqafime, foto dhe duartrokitje nga tribunat. Bëhet fjalë për kongresin e njëmbëdhjetë të Lidhjes, një tubim politik që zhvillohet çdo pesë vjet dhe synon mobilizimin e qytetarëve të moshës 14 deri në 30 vjeç.

Zgjedhjet me një kandidat janë zgjedhjet më të mira

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme